Profesoresha e Kolegjit AAB pjesë e shkëmbimit të stafit në Radboud University të Holandës

- Advertisement -

Profesoresha e Fakultetit të Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB Eriona Ajvazi ka marrë pjesë në trajnimin për kërkim shkencor në Radboud University të Holandës, si pjesë e shkëmbimit të stafit akademik në kuadër të programit Erasmus+.

- paragrafi 1 -

Trajnimin e udhëhoqi profesoresha amerikane Erin Jenne nga Central European University, e cila ka bërë hulumtime në vende të ndryshme të botës përfshirë edhe Kosovën, për të botuar më pas libra dhe artikuj të shumtë shkencorë.

- Advertisement -

Hulumtues nga vende të ndryshme ishin pjesë e këtij organizimi duke ndarë përvojat e tyre dhe në të njëjtën kohë për t’u njohur me metodat e reja teorike dhe praktike rreth fushës akademike.

Ky shkëmbim është financuar nga programi Erasmus+, falë bashkëpunimit që ka Kolegji AAB me Radboud University.