Profesoresha Andromaqi Haloçi vlerësohet me medalje për kontributin në fushën e mësimdhënies

- Advertisement -

Ministrja Kushi, në kuadër të Muajit të Frankofonisë i ka ndarë medalje vlerësimi profesional pedagoges së gjuhës frënge në në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Andromaqi Haloçi, për kontributin e dhënë në fushën e mësimdhënies së gjuhës frënge dhe formimin e vazhdueshëm të mësuesve të gjuhëve të huaja, shkruan Albanian Education.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i ministres Kushi:

- Advertisement -

Në kuadër të Muajit të Frankofonisë akorduam me 🏅medalje vlerësimi profesional pedagogen e gjuhës frënge në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në UT, Prof. Dr. Andromaqi Haloçi, për kontributin e dhënë në fushën e mësimdhënies së gjuhës frënge 👩‍🏫🇫🇷 dhe formimin e vazhdueshëm të mësuesve të gjuhëve të huaja.

Ajo ka dhënë një kontribut me vlerë në hartimin e disa reformave të rëndësishme arsimore, veçanërisht për kurrikulën e gjuhëve të huaja me bazë kompetencën dhe trajnimin e mësuesve të gjuhës frënge. 📚

Së bashku me koleget e saj të fakultetit e falënderuam Prof. Haloçin për bashkëpunimin e frytshëm, përkushtimin dhe integritetin e lartë në përmbushjen e angazhimeve profesionale.

- Advertisement -

Figura të tilla të arsimit dhe shkencës janë modelet më të mira për të rinjtë e të rejat, pasi përcjellin vlera të vërteta për Shqipërinë. 🇦🇱