Profesoresha Adriana Kola-Gjoka: Sot festojmë fuqinë e librit si burim dijeje, frymëzimi dhe zhvillimi personal

- Advertisement5 -

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Librit, nxënësit e drejtimit të ekonomisë nga zyra mësimore 11/2, nën udhëheqjen e profesoreshës Adriana Kola-Gjoka, kanë realizuar një aktivitet me karakter edukativ, duke theksuar rëndësinë e librit në formimin akademik dhe profesional.

- paragrafi 1 -

Gjatë këtij aktiviteti, u vu në pah roli i librit si burim i pazëvendësueshëm i dijes, frymëzimit dhe zhvillimit personal, veçanërisht për nxënësit që përgatiten për fusha si tregtia, financat dhe ndërmarrësia.

- Advertisement - M1

Nxënësit diskutuan mbi ndikimin e leximit në zgjerimin e njohurive dhe përgatitjen për sfidat e tregut të punës.

Shkolla “Kadri Kusari” Gjakovë:

📚 Dita Ndërkombëtare e Librit 📚

- Advertisement - m2

Sot festojmë fuqinë e librit si burim dijeje, frymëzimi dhe zhvillimi personal.

Për nxënësit e drejtimit të ekonomisë, libri është një mjet thelbësor për të kuptuar botën e tregut, financave dhe ndërmarrësisë.

Le të vazhdojmë të investojmë në dije, sepse çdo faqe e lexuar është një hap më pranë suksesit!

📖 Lexo sot, udhëheq nesër!

Zyre mësimore 11/2 me prof. Adriana Kola-Gjoka