Profesoresha Adriana Kola-Gjoka nderohet me mirënjohje nga Komuna e Gjakovës

- Advertisement5 -

Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, në një ceremoni të organizuar nga Drejtoria e Arsimit Gjakovë, u nda mirënjohje për mësimdhënësen e dalluar të këtij viti, Prof. Adriana Kola-Gjoka.

- paragrafi 1 -

Shkolla “Kadri Kusari”, thotë se ky vlerësim është një dëshmi e përkushtimit, profesionalizmit dhe kontributit të saj të vazhdueshëm në edukimin dhe formimin e gjeneratave të reja.

- Advertisement - M1

“Jemi krenarë që një mësimdhënëse nga shkolla jonë nderohet me këtë mirënjohje të merituar”. 👩‍🏫📚

“Me këtë rast, e urojmë përzemërsisht Prof. Adriana Kola-Gjoka për këtë vlerësim dhe i dëshirojmë suksese të mëtejshme në misionin fisnik të mësimdhënies”, thuhet në njoftim.

11