Profesorë të Universitetit të Tetovës në konferencën ndërkombëtare të “La Sapienza” në Romë

- Advertisement -

Në organizim të Universitetit “La Sapienza”, Universitetit të Maltës, Universitetit të Tetovës dhe Universitetit “Haxhi Zeka”, prej 13–15 tetor 2025, në hapësirat e Fakultetit për Ekonomi dhe Shkenca Sociale të Universitetit “La Sapienza” në Romë, u zhvilluan punimet e Kongresit të Nëntë Ndërkombëtar të Shkencave Shoqërore të Aplikuara (C-IASOS 2025).

- paragrafi 1 -

Në këtë kongres, punimet e tyre shkencore i paraqitën njëzet e pesë anëtarë të stafit akademik të Universitetit të Tetovës, përkatësisht të Fakultetit Ekonomik. Ndërkaq, Dekani i Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Brikend Aziri, mori pjesë edhe në cilësinë e udhëheqësit të njërit prej sesioneve tematike të kongresit.

- Advertisement -

Në kuadër të kongresit u zhvilluan edhe disa takime me përfaqësues të Universitetit “La Sapienza”, Universitetit të Maltës dhe Universitetit “Tor Vergata”, me qëllim të inicimit të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Universitetit të Tetovës dhe institucioneve të sipërthëna.

Si rezultat i përfaqësimit dinjitoz të Universitetit të Tetovës, në takimin teknik, organizatorët e kongresit morën vendim të përbashkët që organizimi i ardhshëm i këtij kongresi, gjatë vitit 2026, të mbahet në Universitetin e Tetovës.

Kjo do të jetë një mundësi konkrete që bashkëorganizatorët të njihen nga afër me arritjet akademike dhe institucionale të Universitetit të Tetovës.

- Advertisement -