Profesorë nga Portugalia, Brazili dhe Kroacia vizituan Universitetin e Prishtinës

- Advertisement5 -

Disa profesorë nga Portugalia, Brazili dhe Kroacia vizituan sot Rektoratin e Universitetit të Prishtinës.

- paragrafi 1 -

Në takim, mysafirët u informuan për historinë, arritjet dhe planet e UP-së për të ardhmen që lidhen me shtimin e ndërveprimit mes njësive akademike, bashkëpunimin e vazhdueshëm me universitete tjera nga vende të zhvilluara të globit dhe procesin e transformimit digjital.

- Advertisement - M1

U diskutua edhe për fuqizim të bashkëpunimit dhe arritje të marrëveshjeve të reja me interes të përbashkët, pasi u konstatua se gjithçka e mirë fillon nga miqësia dhe takimet e tilla.

Profesori i Universitetit të Zagrebit Hrvoje Brkić që tregoi se ligjëratën e parë profesionale e kishte mbajtur pikërisht në Universitetin e Prishtinës në vitin 1987, tha se Kosova ka ndryshuar shumë për të mirë nga ajo kohë.

Profesoresha e Shkollës së Mjekësisë Dentare në Universitetin e Lisbonës, prof. Christiana Palmela Pereira, profesori i Shkollës së Stomatologjisë Ribeirão Preto në Universitetin e Sao Paulos, prof. Ricardo Henrique Alves da Silva, dekani i Shkollës Dentare të Universitetit të Zagrebit, prof. Marin Vodanović dhe profesorët e kësaj shkolle Hrvoje Brkić, Jeta Kelmendi e Venera Bimbashi, të shoqëruar nga profesori i UP-së, Ferit Koçani, u pritën nga rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. Arben Hajrullahu.

- Advertisement - m2

Profesorët nga tri universitetet janë pjesëmarrës të Konferencës së Shtatë Ndërkombëtare të Stomatologjisë që organizohet nga Oda e Stomatologëve të Kosovës.

673782250 1300277678861514 3805988031987709549 n