Profesor Xhavit Rexhaj: 35 vjet në arsim universitar

- Advertisement5 -

Më 20 dhjetor janë bërë saktësisht 35 vjet kur profesori Xhavit Rexhaj ka mbajtur ligjeratën e parë në Universitetin e Prishtinës, konkretisht në Fakultetin Filologjik, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Proferi Rexhaj përmes një postimi në Faceboo ka treguar se orën e parë të kursit të gjuhës angleze e ka mbajtur para 300 studentëve.

- Advertisement -

Lexoni shkrimin e plotë të profesor Rexhajt:

Sot me 20 dhjetor u bene 35 vjet prej dites kur e kam mbajte ligjeraten e pare ne Sallen nr 5 ne Fakultetin Filologjik te Universitetit te Prishtines. Oren e pare te kursit te gjuhes angleze para 300 studentëve e kam mbajte ne ate amfiteater – me mikrofon e altoparlant!!!

Sot eshte ndryshe! Kete vit u bene edhe plote 15 vjet ne Kolegjin AAB – ku tash jam ne shtepine time! Tash jam ne Shkencat Sociale e ne Gjuhet e Huaja ne Kolegjin AAB, si dhe ne Fakultetin e Edukimit te Universitetit te Prishtines – me mire nuk dua as nuk di qe ka diku!

- Advertisement -

Perafersisht rreth 15 – 20 mijë studentë kane mesuar ose jane munduar nga une ne keto 35 vjet!

A kisha ndryshu dicka? Jo. Sepse nuk kisha dite as me punu me mire as me dhane me shume se qe kam dhene! Keta studentë dhe keto vite ne arsim te larte – pos familjes e femijeve – i kane dhene kuptim, freski dhe pasuri te pafund jetes time!

Mesimi me i madh? Qysh jane rrite femijet e mi, aq me mire i kam kuptu nxenesit, prinderit e studentët. Por edhe ndikimin e rendesishem ye mesimdhenesve te femijet e te rinjte!

A ka dicka qe nuk harrohet? Po! Vitet e nentedhjeta! Lidhja qe patem kriju me studentët dhe insistimi mos me u ndalë! Atebote e dinim se po bejme dicka unike!

A jam i kenaqur? Nuk e di cka te them! Kemi mundur te bejme me shume!

Cka me shqeteson e me nervozon me shume? Kur studenti kerkon note pozitive ose me te larte – pa u angazhuar – duke harruar dijen e zhvillimin e vetvetes!

Me shqetesojne edhe mesimdhenesit qe mburren per pune te mire edhe kur nuk lodhen fort!

Cka me lumturon? Prap studentët! Shumica prej tyre, kur me befasojne me angazhim e me kreativitet! Ose kur me zene ngushte e me vejne ne siklet me dijen e tyre!

E ardhmja? Te mesoj e te hulumtoj sa me shume qe te mundem! Me punen time te behem i dobishem! Që, nese, dhe kur te shkoj – te mbetet pak boshllëk aty ku kam qenë!
Mendoj se njerezit maten me boshllekun qe lene pas vetes!