Profesor Smajlaj rrëfen përvojën personale në blerje të librave shkollorë: “Isha në librari… kaos i gjallë”

- Advertisement -

Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Avdi Smajlaj, e ka rrëfyer përvojën e tij personale me blerjen e librave shkollorë. Çka tha ai?

- paragrafi 1 -

Përshkrimi më interesant që i jep asaj që ka përjetuar është “kaos i gjallë”.

- Advertisement -

“Disa libra janë, disa nuk janë, disa nuk janë shtypur ende, disa nuk kanë ardhur ende… Mos të flasim për cilësinë e tyre.” – u shpreh z. Smajljaj me anë të një postimi në Facebook.

“Dikur cilësia ishte e dobët në arsim. Ndryshe nga e kaluara, tani është cilësia e dobët dhe kaosi i lartë.” – vazhdoi ai.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Isha në librari për t’ua blerë librat fëmijëve.

Kaos i gjallë.

Disa libra janë, disa nuk janë, disa nuk janë shtypur ende, disa nuk kanë ardhur ende, …. .

Mos të flasim fare për cilësinë e tyre.

Dikur cilësia ishte e dobët në arsim.

Ndryshe nga e kaluara, tani është cilësia e dobët dhe kaosi i lartë

Kaosi tanimë ka emër e mbiemër.

Hiqa.