Profesor Rexhep Avdiu “Lumi”, një nga figurat më të respektuara të arsimit në Mitrovicë

- Advertisement -

Tash e 23 vite profesor Rexhep Avdiu, i njohur nga të gjithë si “Lumi”, është një nga figurat më të respektuara të arsimit në Mitrovicë. 

- paragrafi 1 -

Si mësimdhënës i “Edukatës fizike” në gjimnazin “Frang Bardhi”, ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme jo vetëm te nxënësit e tij, por edhe në gjithë komunitetin.

- Advertisement -

Profesori Lumi dallohet për qasjen pozitive, afërsinë dhe respektin që ka ndaj nxënësve.

Falë punës dhe përkushtimit të tij, breza të tërë të rinjësh kanë dalë të parët në gara sportive në nivel lokal dhe nacional.

Përveç kontributit në arsim e sport, profesor Lumi njihet edhe si person humanitar, gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar të tjerët. Ky kombinim i përkushtimit profesional dhe humanitetit e ka bërë atë një figurë që gëzon respekt të madh në mbarë qytetin.

- Advertisement -

Njëherit profesor Rexhep Avdiu është edhe i biri i muzeinit të njohur mitrovicas, Idriz Avdiu. /Mitropol