E hënë, 24 Shkurt, 2025

Profesor Qendrim Morina: Me libra vendin e parafundit në PISA, pa libra vajhalli

- Advertisement1-

Shkrim për AlbanianEducation.net nga profesor Qendrim Morina

Ideja e Ministrisë së Arsimit që sivjet prindërve t’u kalojë përgjegjësia e blerjes së librave, po del të jetë dështim i madh dhe punë e menduar jo në formën e mirë.

- Advertisement -

Në ditët e fillimshtatorit, po kemi një varg prindërish, të shqetësuar sigurisht, që po presin nëpër librari të ndryshme për t’ua siguruar sa më shpejtë librat shkollorë që u duhen.

Brengë e madhe është edhe shfrytëzimi i mjeteve të shpërndara nga ministria në xhepat e prindërve. Mos vallë po i përdorin për alternativa dhe nevoja personale- dhe jo për qëllimin- librat.

Jashtë çdo gjëje teknike është edhe vendi që do të zë Kosova në vlerësimin ndërkombëtar PISA. Kujtojmë, në vitin 2015, pati zënë vendin e parafundit në listën pjesëmarrëse, duke llogaritur këtu furnizimin në kohë me librat në atë kohë. Ç’rezultati katastrofë? E, tash? Pa libra? Me libra të vonuar?

Gjithë këtë katrahurë e përshkruajnë më se miri vargjet:

“Oj zanë, t’këndojmë…t’vajtojmë deshta me të thanun”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...