E diel, 19 Janar, 2025

Nga Qëndrim Morina: Shumë mësimdhënës grevojnë edhe duke mbajtur mësim

- Advertisement1-

E kemi të njohur shkrimin e Fisher-it (1995: 29) për qëllimet kyç të arsimimit. 

Ai mes të tjerave thotë se qëllimi kryesor i arsimimit është të krijojë njerëz, që janë të aftë të bëjnë gjëra të reja, jo thjesht të përsëritin ato që kanë bërë brezat e tjerë- njerëz, që janë krijues, shpikës e zbulues; qëllim i dytë i arsimimit është të formojë mendje, që mund të jenë kritike, që të mund të verifikojnë dhe jo të pranojnë çdo gjë që u jepet. Pra, të mos i marrin gjërat të gatshme, vetëm se filan mësuesi ka thënë, por t’i vendosin në mjete matëse për qëndrueshmërinë e tyre.

- Advertisement -

Këto dy shprehje përbëjnë sot detyrën parësore të shkollës. Viteve të fundit, ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka vënë mijëra e mijëra eksperimente për zhvillimin e mendësisë në shkollë. Kjo mësimdhënie e bazuar në zhvillimin e shprehive të menduarit ka marrë përmasa me të ashtuquajturin “revolucion kognitiv”.

Këtë shkrim për shkollën, mësimdhënësit e nxënësit e nisëm me brengosjen tonë për mosfillimin e vitit shkollor më 1 shtator- siç ka qenë gjithmonë. Kjo vënie e çelësit në dyert e shkollave ka ardhur si rrjedhojë e grevës nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, si revoltë ndaj qeverisë së Republikës së Kosovës, për mosfutjen në procesim të Ligjit të Pagave.

Në fakt kemi dy vuajtje: e para, nxënësit e paguajnë çdo faturë; dhe mësimdhënësit e kanë të pamundur të mos e ngrisin zërin e tyre për një jetë më të mirë duke marrë parasysh rritjen enorme të çmimeve në Kosovë- që është goxha e vështirë jetesa me një një pagë të tillë.

Deri këtë jemi në rregull. Gjithçka është e shtruar mirë e saktë. Problemi fillon te grevimi i mësimdhënësve edhe kur ata fillojnë të mbajnë mësim. Foljen “grevoj” mund të mos e hasni në fjalorët fizikë dhe elektronikë, por mbi bazën e shqipes mund ta merrni si neologjizëm.

Mësimdhënësit tanë, të cilëve u jemi falënderues, janë më të mirët, më të dashurit e më të përgatiturit, por fatkeqësisht shumë prej tyre kanë grevë çdo ditë dhe grevojnë duke shkatërruar fëmijët tanë. Grevojnë duke mos u përgatitur për nxënësit; grevojnë duke pritur të bjerë zilja e shkollës; grevojnë duke mos i dashur nxënësit e tyre sikur të ishin të tyre; grevojnë duke mos u përditësuar për lëndën e tyre etj. Të gjitha këto janë më të këqija se greva, që po mbahet tash. Kur të fillojë mësimi, ministria e Arsimit duhet të ndërtojë mekanizma për rregullimin e këtij “grevimi”.

@ Autori është profesor i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në gjimnazin “Hasan Nahi”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...