- Advertisement -
Që nga viti 2001, profesor Dashmir Povataj është pjesë e pandarë e gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, ku për më shumë se dy dekada ka dhënë një kontribut të pashoq në edukimin e brezave të rinj, shkruan AlbanianEducation.net.
Ai është i njohur për urtësinë, pasionin për mësimdhënie dhe mbi të gjitha për kolegialitetin e tij të rrallë.
Profesori Dashamir, mbetet shembull i një intelektuali të plotë, që me modestinë e tij lartëson gjithçka rreth vetes.
Postimi i gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” në Deçan:
Njeri i dijes, i shpirtit të madh dhe i vlerave njerëzore – gjithmonë i gatshëm të ndajë jo vetëm njohuri, por edhe pozitivitet. Një njeri që beson thellë në fuqinë e komunikimit si mënyrë e vetme për të zgjidhur problemet dhe për të ndërtuar ura mirëkuptimi mes njerëzve. Kush tjetër, përveç profesorit tonë të nderuar, z. Dashmir Povatj i lindur më 5 tetor 1961 në fshatin Strellc, profesor Povatj qysh në fëmijëri dëshmoi pasionin e tij për dijen dhe përparimin.
Arsimin fillor e përfundoi në vendlindje, ndërsa atë të mesëm në gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan. Më pas, ai ndoqi studimet në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës, në drejtimin Gjuhë dhe Letërsi Angleze, ku me përkushtim e profesionalizëm arriti të marrë titullin profesor i gjuhës angleze.
Në ditët më të vështira të historisë sonë, kur Kosova kishte më së shumti nevojë për bijtë e saj më të mirë, ai nuk hezitoi. Mori pjesë aktive si luftëtar i lirisë, gjithmonë në shërbim të së drejtës dhe dinjitetit njerëzor. Kontributi i tij i çmuar vazhdoi edhe pas luftës, duke punuar si përkthyes për televizionin NBC News dhe për misionin paqeruajtës KFOR (në sektorin anglez), duke qenë gjithmonë një urë lidhëse mes kulturave dhe gjuhëve.
Që nga viti 2001, profesor Dashmir Povatj është pjesë e pandarë e këtij tempulli të dijes, ku për më shumë se dy dekada ka dhënë një kontribut të pashoq në edukimin e brezave të rinj.
I njohur për urtësinë, pasionin për mësimdhënie dhe mbi të gjitha për kolegialitetin e tij të rrallë, ai mbetet shembull i një intelektuali të plotë, që me modestinë e tij lartëson gjithçka rreth vetes.