“Profesioniste e shkëlqyer”, shkolla “Naim Frashëri” me mesazh prekës për vdekjen e mësueses Nazife

- Advertisement5 -

Ka vdekur në moshë të re mësuesja Nazife Halimi-Gashi nga Podujeva.

- paragrafi 1 -

Shkolla “Naim Frashëri” në Podujevë ku ka punuar mësuesja Nazife ka shprehur ngushëllime familjes dhe kolegëve, duke thënë se do të mbahet mend si mësimdhënësve e përkushtuar, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Njoftimi i shkollës:

Njoftim mortor

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të koleges sonë, mësimdhënëses Nazife Halimi–Gashi.

- Advertisement -

Ajo do të mbahet mend si një mësimdhënëse e përkushtuar, me kontribut të çmuar në edukimin e brezave të rinj, duke lënë gjurmë të pashlyera në arsimin e Podujevës.

Sot, Podujeva humbi jo vetëm një profesioniste të shkëlqyer, por mbi të gjitha një njeri të mirë – Xifjen tonë të dashur.

Ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve dhe miqve për humbjen e së ndjerës Nazife Halimi–Gashi.