E diel, 19 Janar, 2025

Profesioni i mësuesisë, zgjedhje e rastësishme apo pasion? Ja si janë përgjigjur mësuesit shqiptar

- Advertisement1-

Mësuesit janë shprehur se pse kanë zgjedhur të bëhen mësues, nga pasioni apo për arsye të tjera. Iluminimi me dije i brezave mbart një mision fisnik në vetvete. Komentet më të shumta, varionin në theksimin e këtij argumenti, duke treguar kënaqësinë e punës në mësimdhënie.

Mësuesit janë shprehën kështu:

- Advertisement -

“Pasioni, dashuria dhe përkushtimi për të dituruar breza e breza, të jep kënaqësi të veçantë…” – F.P

“Mësuesja e klasës së parë ishte e jashtëzakonshme. Unë doja të isha si ajo.” – M.V

“E kam patur pasion që fëmijë dhe e realizova këtë dëshirë, ku punova me dëshirë dhe përkushtim për 36 vjet radhazi…” – M.A

“Dashuria për fëmijët, pasioni dhe dëshira për të punuar me ta më shtyjnë të zgjidhja këtë profesion!” – E.G

“Nuk e kam zgjedhur vetë. Atë degë më dhanë. Mbetet shumë i veçantë si profesion, por duhet fokus më i madh tek mësuesia për një cilësi e nivel shumë më të lartë.” – T.XH.A

“Ka qenë ëndrra ime që kur isha 5 vjeçe.” – N.K

- Advertisement -rrrrrrr

Arsyet e zgjedhjet së profesionit të mësuesisë mund të bëhen edhe për shkaqe të tjera. Disa mësues kanë shprehur pikëpamjet e tyre personale:

“Pa dëshirën time, pasi para ’90-tës, ne nxënësve të shkollës së Muzikës-Shkodër, kush nuk fitonte konkursin në Tiranë, nuk na lejohej asnjë degë tjetër, përveçse Cikli i Ulët.” – M.Q

“Atë më dha Komiteti Ekzekutiv, atëherë kështu ishte… të jepte qeveria vendore të drejtë studimi…” – M.K

“ … kur fillova në mësuesi, e fillova si profesion, por, duke kaluar koha kuptova që na është dhënë si Mision i shenjtë.. ti transmetojmë brezave pasardhës vlerat më të mira shoqërore…”- E.LL

Sa rekomandohet profesioni i mësuesisë në vendin tonë?

Në Shqipëri, tregu i punës favorizon disa profesione të nevojshme, të drejtpërdrejta me nevojat e shoqërisë, duke nisur nga mjekësia, drejtësia, inxhinieria, dhe pedagogjia. Tregu i punës ngushtohet dhe zgjerohet sipas kërkesave të tregut. Në rastin e pedagogjisë, profesioni kulmon në preferencën më të lartë. Sugjerimet janë pozitive për shkak të bukurisë së profesionit, por edhe për pagesat apo qëndrueshmërinë. Nisur nga komentet e mësuesve në portalin shkollorë, vihen re se disa nga preferencat e profesionit të mësuesisë janë si shkak i influencave të shoqërisë, duke e promovuar mësuesinë për një sërë arsyesh ekonomike dhe sociale.

Pse roli i mësuesit mbart një peshë jetike tek nxënësit?

Pedagogjia është shkencë me funksione teorik dhe praktik. Në këtë aktivitet kemi transferimin e përvojave shoqërore dhe zhvillimin e personalitetit të nxënësve. Roli i mësuesit korrespondon me atë të një dizenjuesi, pasi shikon situatat ku nxënësit ndodhen, zhvillimin, karakterin e tyre, pengesat dhe ecurinë.

Kush është një mësues i suksesshëm?

Një mësues i suksesshëm është një profesionist në menaxhimin e kurrikulave dhe programeve të reja mësimore, një mentor i duruar dhe vëzhgues i mirë ndaj çdo zgjidhjeve të përshtatshme. Mësuesi ndikon në rritjen dhe ndërtimin e individëve, si figura kryesore në jetën e nxënësve. Mësuesi i suksesshëm është njohës i rendimentit nga stresi i punës, duke gjetur forma praktike në kapërcimin e tij. Pavarësisht zgjedhjes së mësuesisë si profesion, rëndësi ka të qenit korrekt dhe profesionist në misionin e të qenit mësues.

“ Detyra e mësuesit nuk është të flasë, por të përgatisë dhe organizojë një sërë motivesh për veprimtari kulturore në një mjedis të veçantë të krijuar për fëmijën”. – Dr. Maria Montessori.   /Portali Shkollor /

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...