E premte, 20 Shtator, 2024

Prof. dr. Lulzim Aliu: Arsimimi i sotshëm – shumë pak dije, më tepër numra..!

- Advertisement1-

Aty ku s’ka rend, rregull dhe disiplinë, s’mund të flitet për arsim cilësor. Në shtetin me shkallë të lartë korrupsioni s’mund të ketë arsim cilësor. Bota po përballet me një krizë të të mësuarit. Ndërsa vendet kanë rritur dukshëm qasjen në arsim, të qenët në shkollë jo gjithmonë prodhon dije. Në mbarë botën, qindra miliona fëmijë arrijnë moshën madhore pa përfituar aftësitë më themelore, siç është llogaritja e saktë e ndryshimit ndërmjet dy numrave, leximi i udhëzimeve të mjekut ose i orarit të autobusit.

Rezultatet e testimit “PISA 2022” nuk paraqitën ndonjë befasi për sistemin arsimor të vendeve të Ballkanit. Rezultati ishte i pritur – dihej që këto vende do të gjendeshin nga pjesa e poshtme e tabelës për nga arritja e rezultateve. Të gjithë faktorët që ndërlidhen me sistemin arsimor shfaqin bindjen se sistemet arsimore të vendeve të Ballkanit, por edhe më gjerë, sot më nuk prodhojnë dije dhe nuk zhvillojnë kompetenca te nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Këtë e konfirmon edhe testimi i PISA-s, por vetëm numra (nota) dhe të dhëna statistikore e administrative. Dhe për çudi, më shumë shfaqim habi kur kjo publikohet si rezultat i një testimi ndërkombëtar

- Advertisement -

Në shoqërinë tonë, gjithsecili e di se çfarë nuk bën dhe cili është fajtori për këtë, por askush nuk merr përgjegjësi se përse është një gjendje e tillë. Arsimi i lartë (fakulteti, universiteti), që prodhon kuadër mësimdhënësish, thotë që nuk e ka brumin e duhur për të prodhuar kuadër të mirë. Kryesisht nxënësit mesatarë ose nënmesatarë vazhdojnë të studiojnë në drejtimet arsimore dhe kjo ka bërë që të ulet cilësia dhe kriteri në fakultet, ndërsa kështu prodhohet kuadër jo mjaftueshëm cilësor.

Pra, fajin e ka shkolla e mesme, që nxjerr maturantë me vlerësime të larta, por me dije të pakta. Shkollat e mesme thonë që sistemi i arsimit fillor prodhon nxënës me nivel të ulët të njohurive edhe përskaj suksesit të shkëlqyeshëm (shumica e nxënësve kanë notë mesatare 5), kjo si rezultat i asaj se në arsimin fillor nuk u guxuaka të përsëritet dhe çdokush duhet ta kryejë arsimin fillor.

Këta nxënës të tillë bëhen pjesë e arsimit të mesëm, që në shtetet e këtij regjioni është i obligueshëm. Rezultati i ulët në shkolla fillore është si rrjedhojë e mësimdhënësve të dobët, që i kanë prodhuar institucionet e arsimit të lartë, pra nuk ka mësimdhënës që do ta kryenin punën me përkushtimin e duhur dhe me kapacitetet që i nevojitet arsimit fillor. Ndërkaq, prindërit, familja, shoqëria thonë se mësimdhënësit janë të papërgatitur dhe nuk arrijnë që t’i zhvillojnë kompetencat e duhura te nxënësit e shkollës fillore. Ky është qarku, ku gjithsecili e hedh përgjegjësinë te tjetri, por epilogu është që nxënësit, maturantët e studentët sot janë më pak të aftë për t’u gjetur në jetë në mënyrë të pavarur. Kuptohet, me përjashtime individuale.

Çfarë është dhe ç’paraqet PISA?
PISA (Programme for International Student Assessment), përkatësisht Programi Ndërkombëtar për Testimin e Njohurive dhe të Zgjuarsive të Nxënësve, është hulumtimi arsimor botëror më i madh që Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) e zbaton prej vitit 2000 në vendet anëtare të OECD-së dhe në vendet partnere, kjo me qëllim të grumbullimit të të dhënave për krahasim ndërkombëtar për cilësinë, efektivitetin dhe drejtësinë e sistemeve arsimore. Përpos për dijet dhe për shkathtësitë e nxënësve, PISA grumbullon të dhëna edhe për
faktorët individualë, shkollorë dhe sistemorë, që ndikojnë në arritjet e nxënësve dhe i ofron treguesit për zhvillimin e politikës arsimore.

Testimi PISA rëndom mbahet në muajin prill në shkollat e mesme. Nxënësit 15-vjeçarë testohen për njohuritë që i kanë marrë gjatë arsimimit fillor. Me fjalë të tjera, këtu s’kemi të bëjmë me njohuritë që i merr nxënësi në arsimin e mesëm. Në shtetet dy e më tepër etnike duhet parë se çfarë rezultati kanë korrur nxënësit sipas bashkësive etnike veçmas, por edhe në rang nacional. Organi që merret me punën e testimit PISA i publikon rezultatet në shkallë shteti dhe jo sipas bashkësive etnike. Mbase më mirë që veprohet kështu. Ndryshe, për ndonjërën prej bashkësive etnike rezultatet do të kishin qenë akoma më zhgënjyese dhe më dëshpëruese.

Hulumtimi “PISA 2022” është cikli i tetë i hulumtimit në të cilin marrin pjesë 81 vende. Lëmi kryesor i testimit është njohuria matematikore, ndërsa njohuritë në fushën e shkencave të natyrës dhe të leximit janë lëmenj dytësorë të testimit. Në këtë cikël të hulumtimit testohet edhe lëmi inovativ: të menduarit kreativ i nxënësve.

- Advertisement -rrrrrrr

orarit të autobusit. Imagjinoni këta fëmijë kur të prindërojnë se si mund ta përmbushin edukimin e fëmijëve të tyre.

Arsimi e ndikon pozitivisht kapitalin njerëzor, nga i cili përfitojnë individët dhe shoqëritë. Për individët, arsimi e ngre vetëvlerësimin dhe i rrit mundësitë për punësim dhe të ardhura. Për një vend, ai ndihmon në forcimin e institucioneve brenda shoqërive, e nxit rritjen ekonomike afatgjatë, e redukton varfërinë dhe e nxit inovacionin.

Një nga arsyet kryesore pse kriza e mësimit vazhdon është se shumë sisteme edukimi në të gjitha vendet në zhvillim kanë pak informacion se kush po mëson dhe kush jo. Si rezultat, ndryshimi për ta përmirësuar situatën është i vështirë. Shkollat ​​dhe mësuesit duhet t’i përgatisin nxënësit me aftësi së paku në lexim dhe shkrim. Nxënësit duhet të jenë në gjendje të interpretojnë informacione, të formojnë mendime, të jenë krijues, të komunikojnë mirë dhe të jenë bashkëpunues.
fakteve dhe të dhënave, të përmbajtjeve të caktuara për të siguruar rezultate të mira.

Mungesa e resurseve dhe kohës: Mungesa e resurseve, materialeve didaktiko-mësimore dhe kohës së nevojshme në dispozicion për mësim mund të kufizojë aftësinë e mësuesve për të shpërndarë njohuritë në një mënyrë më thelbësore dhe për të ndihmuar në zhvillimin e aftësive logjike. Shpeshherë, mungesa e kohës dhe nevoja për të mbuluar materien e caktuar mund të çojë në mungesë të thellësisë në trajtimin dhe përpunimin e temave, sipas programeve lëndore dhe në përputhje me konceptin për arsimin fillore ose të mesëm dhe strategjinë shtetërore për arsim. Kjo mund ta zvogëlojë mundësinë e nxënësve për të zhvilluar aftësi analitike dhe njohuri thelbësore.

Roli dhe integrimi i teknologjisë në procesin mësimor: Në një epokë ku qasja deri te informacioni është e lehtësuar nga teknologjia, disa shkolla mund të kenë prirje të fokusohen në marrjen e informacionit të lehtësuar në vend të promovimit të kuptimit të thellë dhe aftësive logjike. Sot shumë nxënës nuk janë në gjendje të realizojnë operacione themelore matematikore, meqë aplikojnë formën më të thjeshtë duke përdorur celularët ose pajisje të teknologjisë. Trendi i zhvillimeve të kohës do të bëjë që edhe në fusha të tjera mos të zhvillohen aftësi konjitive, mendore, por atë ta bëjë një aplikacion i cili do ta përdorë inteligjencën artificiale (IA). Ndërhyrjet teknologjike, përfshirë qasjen e lehtë në internet dhe burimet e shumta të informacionit, mund të çojnë në një përqendrim më të madh në marrjen e informacionit të lehtësuar në vend të analizës së thellë dhe njohurive të thellësishme.

Ndryshimet sociale dhe ekonomike: Ndryshimet sociale në strukturat shoqërore dhe ekonomike mund të sjellin një fokus më të madh në përgatitjen e studentëve për tregun e punës, duke favorizuar njohuritë dhe aftësitë praktike mbi zhvillimin e aftësive analitike. Edhe sistemi arsimor duhet përshtatur me këto ndryshime, duke bërë që të zhvillojë kompetenca të cilat do ta bëjnë të përgatitur nxënësit për tregun e punës brenda një shoqërie. Sistemet arsimore të vendeve të Ballkanit kryesisht prodhojnë kuadër me përgatitje teorike dhe me mungesë të theksuar të aftësive/shkathtësive praktike.

Inkurajimi i aftësive të zhvilluara të shkrimit dhe analizës së teksteve, duke përfshirë edhe përmirësimin e aftësive të shprehjes së vetes. Përdorimi i strategjive mësimore që do ta zhvillojnë të lexuarit me kuptim. Kjo vërehet si e metë në testimet e kryera dhe që procesi mësimor do të zhvillonte jashtëzakonisht proceset mendore dhe inteligjencën e fëmijëve.

Klasifikimi i nxënësve në arsimin fillor, sipas modeleve të vendeve të Europës perëndimore: Arsimi fillor dhe i mesëm në vendin tonë dhe në vendet e regjionit është i detyrueshëm dhe, si rrjedhojë e kësaj, në arsimin fillor, veçanërisht cikli i ulët, ka bërë që nxënësit të mos përsërisin edhe në rastet kur nuk e përmbushin nivelin minimal të njohurive. I tillë është edhe arsimi mesëm i detyrueshëm për të gjithë nxënësit. Kjo ka sjellë që gjithsecili të ndjekë mësim në arsimin fillor e të mesëm. Dhe, kur ta kryej këtë, pse të mos vazhdojë edhe më tej kur në shtetet tona ka në çdo cep një derë të hapur universitare?! Pa kriter kualifikues mund të regjistrohesh në çdo institucion të lartë arsimor.

Që të mos ndodh ky varg, mendoj që modeli i shkollave të vendeve perëndimore është më i dobishëm edhe për vetë nxënësit, por edhe për shoqërinë – klasifikimi i nxënësve që në shkollë fillore sipas nivelit të njohurive dhe aftësive që kanë. Që në shkollë fillore duhet të kryhet ndarja dhe përcaktimi i tyre se në ç’drejtim mund ta vazhdojnë më tej shkollimin. Ata duhet të aftësohen për drejtime të arsimit të mesëm profesional ose të përgjithshëm. Kjo do të ishte me interes shumëdimensional. Nxënësit do të aftësoheshin për profesione dhe fusha të ndryshme, ndërkaq sektorit të biznesit dhe shoqërisë do t’i krijohej kuadër profesionistësh, që do të ishin të gatshëm për tregun e punës. Vendet tona sot kanë mungesë të mjeshtërve të profesioneve të ndryshme. Një sistem i tillë arsimor, me zhvillimin e arsimit të mesëm profesional, me theks të veçantë arsimimi dual, do të ofronte zgjidhje edhe për problemin shoqëror e shtetëror.

Politika arsimore të përgjegjshme: Pa mëdyshje që sistemi i dobët arsimor gjeneron edhe shoqëri të dobëta, si dhe moral e edukatë të ulët. Që kjo të përmirësohet duhet patur kuadër të përgatitur e të profiluar mirë. Institucionet e arsimit të lartë janë ato që e prodhojnë këtë kuadër. Sot, politikat e arsimit të lartë janë të fokusuara në prodhimin e kuadrit pa kriter dhe në masë, pa mbajtur llogari se ku do të vazhdojë më tej. Nëse këtë e shohim nën prizmin e përgjegjësisë shoqërore, fakultetet e mësuesisë duhet të jenë strumbullari i krijimit të kuadrit me cilësi të lartë, që do të bëhej pjesë e shkollave më pas, atyre shkollave që ne ua besojmë fëmijët për t’i kalitur e edukuar.

Zgjidhja e kësaj katrahure të krijuar mbase do të ishte me revidimin e programe studimore, me qasje më të rreptë në akreditimin e tyre ose me krijimin e një institucioni të lartë arsimor i cili do të prodhonte kuadër/mësimdhënës për arsimin fillor dhe të mesëm. Ky problem, kjo mungesë, nuk plotësohet me forcë pune nga jashtë. Për këtë ka përgjegjësi shteti dhe ai duhet të mbajë llogari për përmbushjen e tij, duke i mbështetur, me atë që do ta rrisë përqindjen e buxhetit që ndahet për arsimin dhe shkencën.

Institucionet kompetente për krijimin e politikave arsimore, siç janë ministritë e arsimit, byrotë për zhvillim të arsimit, entet pedagogjike, inspektorati arsimor, qendrat dhe bordet e akreditimit, janë skajshmërisht të politizuara dhe të partizuara. Të vetëdijshëm që këtë s’mund ta çrrënjosim edhe për një kohë, ajo që mund dhe duhet bërë është që në krijimin e strategjive arsimore, hartimin e koncepteve dhe programeve lëndore të kryhen nga personat kompetentë dhe apolitikë, nga profesionistë të institucionit ose të jashtëm.

Sot, krijimin e politikave arsimore i kryen ekipi i ngushtë i menaxhuesit të institucionit (ministrit, drejtorit), të cilët në të shumtën e rasteve janë militantë partiakë dhe jo profesionistë që kanë vijimësi në atë institucion. Duhen zhvilluar politika arsimore që inkurajojnë inovacionin dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit, si dhe investime të rritura në arsim, duke përfshirë infrastrukturën, burimet dhe trajnimin e mësuesve. Këto strategji duhet të jenë pjesë e një plani të përgjithshëm afatgjatë për ta përmirësuar cilësinë e arsimit dhe për të përgatitur nxënës për sfidat e një shoqërie të ndryshme, dinamike dhe komplekse.

/revistashenja

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...