Prodhohen pelenat që detektojnë infeksionet urinare

- Advertisement -

Krijuesit e pelenave të zgjuara Pine në Turqi pretendojnë se kanë shpikur pelenën e parë në botë që zbulon një infeksion të traktit urinar.

- paragrafi 1 -

Shpikja është një bashkëpunim midis fakultetit mjekësor të Universitetit Cerrahpasa të Stambollit dhe Kompanisë së Grupit Arkan, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.

- Advertisement -

Një zonë e caktuar në pelenë bëhet rozë pesë minuta pasi zbulohet infeksioni.

Pelena e zgjuar Pine është dermatologjike dhe citotoksike e testuar dhe patentuar, thonë prodhuesit e saj.

Ata thonë se bazuar në përdorimet klinike, shkalla e suksesit të pelenave në zbulimin e UTI është më shumë se 95 përqind.

- Advertisement -

Përveç që është e disponueshme në tregun turk, pelena e zgjuar Pine eksportohet në SHBA, Gjermani, Bullgari dhe Hungari.