E diel, 19 Janar, 2025

Problemi me aplikim për fëmijët që mbushin 6-vjeç – Nagavci jep detaje

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se deri më tani janë pranuar rreth 80 mijë aplikime për rimbursim për blerjen e librave për nxënësit e shkollave fillore. Sipas saj, mjetet pritet t’iu deponohen prindërve në llogaritë e tyre bankare para datës 1 shtator.

Ministrja Nagavci ka thënë se po trajtohen me seriozitet edhe ankesat e prindërve për fëmijet që i mbushin 6 vjeç pas datës 1 shtator.

- Advertisement -

“Lidhur me një nga sfidat kryesore në të cilën kanë hasur prindërit -aplikimi online për fëmijët që mbushin 6 vjeç pas 1 shtatorit, ministrja i siguroi se këto dhe të tjera ankesa po trajtohen me seriozitet dhe përkushtim nga ekipet mobile”, thuhet në njoftimin e MAShT-it.

Tutje, ajo thekoi se komunat tashmë janë informuar që shkollat mund të bëjnë përzgjedhjen e titujve të teksteve, të cilat mësuesit duhet t’i ndajnë me prindërit para fillimit të procesit mësimor.

Këto detaje u dhanë gjatë një diskutimi mes Nagavcit, zëvendësministrit të Arsimit, Taulant Kelmendi dhe drejtorëve të departamenteve të MAShTI.

Në takim u tha se shtëpitë botuese kanë konstatuar se ka tekste të mjaftueshme, dhe nuk do të ketë probleme me furnizimin e librarive.

“Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për fillimin e mësimit dual në 8 profile të reja, për Udhëzimet Administrative të ndryshuara dhe plotësuara, dhe çështje të tjera lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor”, thuhet tutje në njoftim.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...