E diel, 23 Shkurt, 2025

Problemet në Testin e Maturës: Ministria e Arsimit llogariti gabimisht pikët në 4 lëndë / DOKUMENT

- Advertisement1-

Sot dolën rezultatet përfundimtare të Testit të Maturës për nxënësit e klasave të dymbëdhjeta në tërë Kosovën.

Procesi i testimit u konsiderua i suksesshëm nga MAShTI, ndonëse pati kopjim edhe sivjet. Procesi i numërimit të pikëve, në anën tjetër, nuk po del të jetë edhe gjithaq i suksesshëm.

- Advertisement -

Shumica e shkollave sot i kanë kuptuar rezultatet e nxënësve të tyre. Fillimisht u raportua se asnjë nxënës, për çudinë e askujt, nuk ka arritur t’i grumbullojë pikët maksimale. Mirëpo, problemi më i madh qëndron te fakti se në disa lëndë pikët janë llogaritur gabimisht.

Sipas informatave brenda MAShTI’t që ka siguruar Gazeta Metro, në lëndët zgjedhore të Psikologjisë, Sociologjisë, Edukatës Qytetare dhe Ekonomisë me Ndërmarrësi ka pasur gabim në llogaritje të pikëve.

Gazeta Metro ka sigurua emailin me të cilin janë njoftuar nga MASHTI arsimtarët dhe nxënës të shkollës së artit “Odhise Paskali” në Pejë, për gabim në numërimin e pikëve në Testin e Maturës.

Nxënësve të kësaj shkolle nuk do t’iu ndahen certifikatat deri sa të dërgohen rezultatet e reja të përmirësuara. Me gjasë edhe shumë nxënës të tjerë kudo në Kosovë janë në pritje të përmirësimit të rezultateve.

Ndërsa nuk dihet nëse gabime të tilla ka pasur edhe në shkolla të tjera.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...