Problem me aplikimin për paratë për libra, nëna e tre fëmijëve e shqetësuar: Askush nuk përgjigjet në numrat për ndihmë

- Advertisement5 -

Prindër të shumtë kanë shprehur shqetësimet e tyre për aplikimin për paratë për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre, pasi u janë shfaqur probleme të shumta.

- paragrafi 1 -

Vështirësi në aplikim ka hasur edhe Xhevahire Ramadani-Muçolli nga Prishtina, nënë e tre fëmijëve, të cilët janë nxënës të shkollës fillore.

- Advertisement - M1

Ajo në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se edhe pse të gjitha të dhënat e saj janë të sakta për aplikim në sistemin e-Kosova, ajo nuk po mund të aplikojë.

Ajo tregon se ka provuar nga e premtja të thërrasë në numrin për ndihmë në rast të problemeve me aplikim, por që nuk ka arritur të kontaktojë me askënd.