Probit Academy renditet në top 30 shkollat më të mira në botë në programim për fëmijë

- Advertisement5 -

Probit Academy po shkëlqen në arenën ndërkombëtare të teknologjisë për fëmijë.

- paragrafi 1 -

Nxënësit e akademisë kanë marrë pjesë në garën prestigjioze IKCC – International Kids Coding Competition, një nga konkurrimet më të njohura globale në fushën e programimit për fëmijë, dhe falë talentit dhe përkushtimit të tyre, Probit Academy është renditur në top 30 shkollat më të mira në botë, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement - M1

Ky sukses dëshmon fuqinë e edukimit të drejtë dhe të udhëzuar, duke treguar se fëmijët shqiptarë mund të konkurrojnë me sukses në nivel ndërkombëtar.

Njoftimi i plotë:

🏆 Probit Academy në 𝗧𝗼𝗽 𝟯𝟬 në Botë!

- Advertisement - m2

Jemi shumë krenarë të ndajmë me ju një arritje të rëndësishme për nxënësit dhe akademinë tonë.

Nxënësit e 𝗣𝗿𝗼𝗯𝗶𝘁 𝗔𝗰𝗮𝗱𝗲𝗺𝘆 kanë marrë pjesë në garën ndërkombëtare 𝗜𝗞𝗖𝗖 – 𝗜𝗻𝘁𝗲𝗿𝗻𝗮𝘁𝗶𝗼𝗻𝗮𝗹 𝗞𝗶𝗱𝘀 𝗖𝗼𝗱𝗶𝗻𝗴 𝗖𝗼𝗺𝗽𝗲𝘁𝗶𝘁𝗶𝗼𝗻, një nga garat më të njohura globale në fushën e programimit për fëmijë.

Falë përkushtimit, talentit dhe punës së tyre, Probit Academy është renditur në Top 𝟯𝟬 shkollat më të mira në botë në këtë garë.

Ky është një rezultat që tregon se kur fëmijët udhëzohen në mënyrën e duhur, ata mund të konkurrojnë me sukses në nivel ndërkombëtar.

Në Probit Academy ne besojmë se fëmijët nuk duhet vetëm të përdorin teknologjinë – ata duhet ta kuptojnë dhe ta krijojnë atë.

Kjo arritje është fryt i punës së nxënësve tanë, trajnerëve dhe mbështetjes së prindërve që besojnë në edukimin teknologjik të fëmijëve të tyre.

🚀Ky është vetëm fillimi.🏆