Probit Academy ofron 70 bursa për studentë dhe nxënës në fushën e Teknologjisë së Informacionit

- Advertisement5 -

Probit Academy ka nisur programin e ri të mbështetjes për të rinjtë e pasionuar pas teknologjisë, duke ofruar 70 bursa për trajnime profesionale në disa prej fushave më të kërkuara të Teknologjisë së Informacionit, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Programi synon të mbështesë studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme me aftësi të mira logjike dhe motivim për karrierë në TI.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Probit Academy ka hapur aplikimet për 70 bursa të dedikuara për studentë dhe nxënës të shkollave të mesme, të cilët synojnë të zhvillojnë aftësi profesionale në fushën e Teknologjisë së Informacionit. Bursat janë të orientuara për të rinj që demonstrojnë potencial, logjikë të zhvilluar dhe dëshirë për të ndërtuar karrierë në sektorin e teknologjisë.

Programi përfshin trajnimet më të kërkuara dhe më të suksesshme të akademisë, si: Web Development (Full Stack), Java Development, Python, CCNA dhe programe të tjera teknike. Trajnimet ofrojnë praktika reale, mësim nga ekspertë të industrisë dhe përgatitje të drejtpërdrejtë për tregun e punës.

- Advertisement -

Shfrytëzo ofertën e bursave:

  • 5 bursa 100% (kohëzgjatje 3 muaj)

  • 10 bursa 70% (kohëzgjatje 3 muaj)

  • 25 bursa 50% (kohëzgjatje 3 muaj)

  • 30 bursa 35% (kohëzgjatje 3 muaj)

Ky program i ri synon të rrisë qasjen e të rinjve në trajnime cilësore dhe të përgatisë një gjeneratë të re profesionistësh në TI.

Afati i fundit për aplikim është: 17.12.2025

𝗜𝗻𝗳𝗼𝗿𝗺𝗮𝘁𝗮 𝘁𝗲 𝘁𝗷𝗲𝗿𝗮:https://probitacademy.com/…/70-bursa-per-trajnime…/