Në përpjekje për të ndërtuar një sistem arsimor të përshtatur me kërkesat e kohës moderne, Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës, nën udhëheqjen e drejtorit Samir Shahini, ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të kompetencave digjitale të nxënësve.
Në një takim të mbajtur sot me përfaqësuesin e Probit Academy, Burim Avdiu, u konkretizua një bashkëpunim që synon përfshirjen e mbi 800 nxënësve të shkollave të kryeqytetit në programe të avancuara të teknologjisë informative dhe inteligjencës artificiale.
Drejtori i Arsimit, Samir Shahini, tha se ky partneritet është një hap i qëllimshëm drejt modernizimit të arsimit në Prishtinë
Në dy vitet e ardhshme, falë këtij bashkëpunimi, do të ndahen mbi 200 bursa për nxënësit e shkollave tona – një investim i drejtpërdrejtë në talentin dhe të ardhmen e gjeneratës së re 🎓.

