Shkolla e IT-së, Probit Academy ka hapur një vend të ri pune.
Pozita e hapur është menaxher i rrjeteve sociale, shkruan AlbanianEducation.net.
Detajet e plota të konkursit:
Pozita: 𝐌𝐞𝐧𝐚𝐱𝐡𝐞𝐫 𝐢 𝐫𝐫𝐣𝐞𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐬𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞 (njeri që na i zbukuron dhe shfaqë punët tona :))
Personi/ja që dëshiron të jetë pjesë e familjes tonë duhet të ketë:
– Njohuri të mira në menaxhimin e rrjeteve sociale. Do ishte mirë që në CV të ketë rrjetet sociale që ka menaxhuar.
– Njohuri të programeve Photoshop dhe Illustrator në nivel mesatar. Do ishte mirë dije në ndonjë program për video editing dhe të ketë një profil me dizajnët e punuara.
– Njohuri të mira në shkrimin e njoftimeve që do dalin nga shkolla
– Fleksibilitet, përgjegjshmëri dhe pozitivitet ndaj punës.
– Të ketë mbi një vit në punë të ngjashme
Punët që personi/ja do i kryej në shkollë:
– Përcjell aktivitetet që ka shkolla dhe publikon ato në rrjete sociale
– Bën planin e marketingut për vitin kalendarik dhe ndan në kampanja promovuese.
– Në bashkëpunim me administratën zbaton kampanjat e planifikuara në kohët e caktuara
– Përgatit mostra dizajni të cilat do përdoren për shpalljet që do bëhen.
– Përcjell rrjetet sociale dhe grupe interesi për të reaguar në njoftime ku përmendet shkolla ose ku kërkohen shkollime që ofrohen nga shkolla.
– Ndihmon stafin në kampanjave promovuese që bëhen në hapësira jashtë shkollës
Për të aplikuar ju lutem plotësoni formularin në linkun: https://probitacademy.com/konkurs-per-menaxhere-te-rrjeteve-sociale/
𝐀𝐟𝐚𝐭𝐢 𝐢 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐢𝐦:
29.12.2023