Qendra Burimore për Mësim dhe Këshillim “Nënë Tereza” në Prizren njofton të gjithë mësimdhënësit se kanë filluar aplikimet për programin e ri të trajnimit të akredituar nga MASHTI, me numër reference 92/2024, me titull:
“Shkolla për të gjithë – Gjithëpërfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në të dëgjuar dhe të folur”
Ky program synon të fuqizojë kapacitetet profesionale të mësimdhënësve për të krijuar një ambient gjithëpërfshirës dhe mbështetës për nxënësit me aftësi të kufizuara në dëgjim dhe të folur.
🔹 Trajnimi përmban 16 orë mësimore
🔹 Zhvillohet me prezencë fizike në ambientet e Qendrës Burimore “Nënë Tereza” në Prizren
🔹 Gjatë ditëve të punës
🔹 Pjesëmarrja është FALAS
🔹 Në përfundim të trajnimit, pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë zyrtare
Ftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë dhe të përfitojnë nga ky trajnim i vlefshëm për zhvillimin profesional dhe përmirësimin e qasjes arsimore për të gjithë nxënësit.