Pritje festive në shkollën “Mushnikova” për nxënësit në vitin e ri shkollor

- Advertisement -

Shkolla fillore “Mushnikova”, në fshatin Mushnikovë të Prizrenit ka mirëpritur nxënësit në një atmosferë të veçantë dhe motivuese.

- paragrafi 1 -

Drejtori i shkollës, së bashku me mësimdhënësit dhe kujdestaren e klasës së nëntë, Anita Krasniqi, kanë organizuar një pritje të ngrohtë për nxënësit, duke dekoruar ambientin me balona, mesazhe inkurajuese dhe urime për një fillim të mbarë.

- Advertisement -

Ky organizim simbolik ka pasur për qëllim krijimin e një klime pozitive dhe frymëzuese për nxënësit, duke i inkurajuar ata për një vit të ri plot suksese dhe përkushtim.

Urojmë që ky vit shkollor të sjellë përparim, motivim dhe arritje për çdo nxënës e mësimdhënës të shkollës “Mushnikova”. 📚🌟🎈