E shtunë, 18 Janar, 2025

“Pritet të ketë rritje të koeficientit të pagave?”

- Advertisement1-

Dita e fundit e tetorit duhet ta gjejë propozim buxhetin e 2025-s në duart e deputetëve kosovarë.

Shoqëria civile pret që deri atëherë kur kanë mbetur edhe 11 ditë, si dhe gjatë miratimit të tij në qeveri, nga totali prej rreth 3.5 miliardë euro sa konsiderohet të peshojë kuleta e shtetit për vitin tjetër, të ketë edhe rritje të koeficientit të pagave.

- Advertisement -

Kjo bazuar në ofrimin e zgjedhjeve dhe ngritjen e pensioneve dhe shtesave për fëmijë së fundi.

“Nuk me çudit fakti që në këtë buxhet të përfshihet rritja e koeficientit për shërbyesit civil e ata të Administratës Publike në përgjithësi”, vlerëson Shemsi Jashari, drejtor i organizatës “Demokracia Fillon Këtu”.

Por sfidë për pushtetin sipas tij mbetet miratimi i tij në parlament, pas çarjeve me opozitën.

“Është tashmë i paralajmëruar një mosvotim i të gjitha ligjeve që vijnë në Kuvend, për shkak të përgjimeve të shefes së deputetëve të VV-së”, shton Jashari.

Ndryshime në skemat e financuara nga shteti pret edhe minoranca, por ato i vlerësojnë të kota, njofton Klankosova.tv.

“Këta janë në mandat që 4 vjet, e për këto 4 vjet s`kanë bë asgjë, tash në fund të mandatit dëshirojnë t`i bëjnë disa FASADIME, në mënyrë që të duken më ndryshe”, thotë Shemsedin Dreshaj, deputet nga AAK-ja.

- Advertisement -rrrrrrr

AAK-ja do të ulet e diskutojë pas 31 tetorit, se a do e votojë a jo planin financiar, por duke mos u cenuar interesi qytetar.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pa marrë parasysh koston në votë, Aleanca pozicionohet për vendin e për qytetarin e Kosovës”, përfundon Dreshaj.

As PDK e LDK opozitare i thanë Klanit të dielën se nuk kanë qëndrim akoma për projektligjin e buxhetit, e VV-ja në pozitë, kërkon reflektim për të mirën e përgjithshme. /KlanKosova

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...