Prishtina synon t’ua heq mësimdhënësve disa nga punët administrative

- Advertisement5 -

Ditarin po e mbush siç bënë zakonisht.

- paragrafi 1 -

Kjo procedurë, mësueses Arbnora Arifi ia merr disa minuta të orës mësimore.

- Advertisement - M1

Puna administrative, Arifi tregon se shpesh mësimdhënësve ua zhvendos fokusin nga nxënësit.

“Në shkollën ku unë punoj nuk ka shumë ngarkesë të madhe administrative për arsye se të gjitha këto dërgohen në mënyrë online në mënyrë elektronike. Po unë po flas në përgjithësi puna administrative ngarkon shumë mësimdhënësin për arsye se cungon kreativitetin e mësimdhënësit. Ajo se çfarë ka thënë DKA në Prishtinë është shumë e duhur sepse mësimdhënësi ka fokus nxënësin dhe e gjithë energjia që ai ka për punë fokusohet direkt tek nxënësi dhe jo tek puna administrative”, shprehet Arbnora Arifi- mësimdhënëse në shkollën “Qamil Batalli”.

Megjithatë, të paktën mësimdhënësit e Prishtinës, së shpejti pritet të lirohen nga shumë prej punëve administrative.

- Advertisement - m2

Këtë nismë e ka ndërmarrë drejtoria e arsimit në kryeqytet.

“Çështje e rëndësishme është të unifikohen të i kemi të unifikuara që në të gjitha shkollat të punohet me të njëjta dokumente. Kemi dokumente të planifikimi të shkollave, të planifikimit ditorë, javorë, mujorë dhe vjetorë të cilat edhe thjeshtë nuk mund të largohen sepse të tilla i kërkon edhe Inspektorati i Arsimit në përgjithësi. Në anën tjetër ka forma të raportimit të të njëjtit dokument apo tekst që përsëritet në disa forma që është i panevojshëm”, thotë Samir Shahini- drejtor i Arsimit në Prishtinë.

Drejtoresha e gjimnazit të specializuar matematikor, Fahrije Latifi – Retkoceri, e cila është pjesë e grupit punues, thekson se ky projekt kërkon bashkëpunim.

“Do të jemi në bashkëpunim me të gjitha shkollat ku do të kërkojmë që ekipet e shkollave të na japin sugjerime dhe ide. E që kjo punë do të zgjasë jo shumë, por megjithatë ne do të arrijmë një përfundimi që është iniciativë shumë e mirëpritur nga stafi”, thotë ai.

Një nismë e tillë, është mirëpritur edhe në shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë”

“Këto janë nisma të mira të cilat mendoj se duhet me lehtësuar punën e mësimdhënëseve e fokus duhet të jetë më shumë puna me nxënës, puna praktike me fëmijë se sa puna administrative. Në këto raste më shumë ka ngarkesë cikli I-V se sa cikli gjashtë dhe nëntë e veçmas te mësimi tërditor. Por besoj që me një angazhim nga ata që kanë përvojë më shumë duhet të gjendet një modul se si mësimdhënëset të lirohen më shumë nga qasja administrative dhe të fokusohen më shumë në punë praktike”, shprehet Visar Osmani-drejtor i shkollës.

Synimi i komunës së Prishtinës është që këto ndryshime të hyjnë në fuqi në shtator, kur edhe nisi viti i ri shkollor. /Tëvë1