Prindi shkon ta marrë fëmijën në shkollë – tmerrohet nga papastëria që sheh në klasën e mësimit

- Advertisement -

Një prind mitrovicas sot kishte shkuar ta marrë fëmijën e tij në shkollën fillore “Eqrem Çabej” në qendër të qytetit, por ajo çfarë ka parë ka befasur qytetarin.

- paragrafi 1 -

Ai ka dërguar foto në “Jepi zë”, nga klasa ku e kishte marrë fëmijën e tij, ndërsa gjendja që ka parë ishte e mjerueshme dhe e pabesueshme.

- Advertisement -

Shporta e stërmbushur nga mbeturina, poashtu bërllok i hedhur edhe në dyshme ndërsa nxënësit mbanin mësim.

Kjo klasë gjendet në katin e parë të shkollës, më saktësisht klasa e 3-të.

Ndryshe, pastëria në shumë shkolla të Mitrovicës mungon, ndërsa mbeturinat hudhen vend e pa vend.

- Advertisement -