Prindi nga Mitrovica ankohet se fëmijës së tij i dhanë libra të vjetër në shkollë

- Advertisement -

Të hënën filloi viti i ri shkollor me ç’rast nxënësit iu kthyen bankave dhe librave.


Lidhur me këtë, një prind mitrovicas është ankuar pasi fëmijës së tij i janë dhënë libra të dëmtuara nga uji, të vjetra dhe që kundërmonin erë të keqe.

- Advertisement -

Ai, duke dashur të mbetet anonim, tha se janë bërë diskriminime të tilla ndërmjet nxënësve duke u dhënë dikujt libra të rinj e dikujt tjetër libra të vjetra e të dëmtuara.

Prindi është ankuar se po detyrohen të blejnë në librari të njëjtat libra që jipen falas nëpër shkolla.

“Ne shkollën e mesme të ulēt Migjeni .klasave të VI ju kanë dhênë libra të vjeter dhe që kundermonin erë të keqe dhe të demtuara nga uji duke diskriminuar nxensit ,disave të reja e disave të vjetra edhe pse shteti ka dhënë falas ,kjo lind dyshimin për keqpërdorim pasi po duhet me i ble të reja në librari të njejtat që duhet dhë falas.Edhe në libra vjedhin.”