Prindi kërcënoi stafin e shkollës në Istog për notat e djalit

- Advertisement -

Prindërit jo rrallë herë ndahen të pakënaqur me suksesin e fëmijëve të tyre në shkollë.

- paragrafi 1 -

Një rast i tillë ka ndodhur në Istog në fund të këtij viti shkollor.

- Advertisement -

Në shkollën “Bajram Curri” në Istog është arrestuar një person pasi në shenjë pakënaqësie me suksesin në mësime të djalit të tij e kishte kanosur stafin e shkollës.

Në raportin e policisë thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në shenjë pakënaqësie me suksesin në mësime të djalit të tij kishte kanosur stafin e shkollës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin policor.

- Advertisement -

@AlbanianEducation.net