E hënë, 20 Janar, 2025

Prindi i revoltuar: Do t’i çlajmëroj fëmijët nga shkolla, s’mund të jetoj më këtu

- Advertisement1-

Inspektorati i Komunës së Kamenicës pritet t’ia rrënojë sot shtëpinë një mërgimtari në lagjen “Jehona”, meqë i njëjti kishte filluar ndërtimin e shtëpisë pa u pajisur me leje ndërtimore nga Drejtori e Urbanizimit.

Mediat lokale kanë publikuar fotografi dhe video, ku shihet pronari i shtëpisë dhe citohet të ketë thënë se nga sot do t’i largojë fëmijët nga shkolla në Kosovë dhe se s’do të jetojë më këtu.

- Advertisement -

Në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet e Policisë.

“Pronari i shtëpisë që pritet të rrënohet nga Inspektorati: Jam mërgimtar dhe që nga sot unë i çlajmëroj fëmijët nga shkollat këtu. Krejt çka kam pasur i kam investuar në këtë shtëpi. S’mund të jetoj më këtu…”, citohet të ketë thënë mërgimtari.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...