E hënë, 23 Shtator, 2024

Prindërit thonë se po hyjnë në borxhe për t’i blerë librat për fëmijët

- Advertisement1-

Fillim viti shkollor shumë fëmijë i ka gjetur pa libra, e prindërit e tyre i ka futur në borxhe tek të afërmit pasi subvencionimi i shtetit ende nuk u është ekzekutuar.

Nysret Lama nga Ferizaj i ka tre djemtë në shkollë, prandaj është detyruar të hyjë borxh për t’iu siguruar librat shkollorë.

- Advertisement -

“Po i kemi marr hua [paratë] diku pastaj kur t’i shpërndajë Qeveria duhet me i kthy prap… Paj më mirë ishte më herët, ata i kanë caktu shumat e parave për fëmijët. Unë për tre djem vetëm fletore kam blerë 30 euro, tash i mora 50 euro libra. Për djalin në klasën e dytë 80 euro thanë, e për ata në klasën e shtatë 30 euro. Paj nuk dalin po çka me bë, fëmijët nuk mundem me i lënë pa shkollë…”

Lama ka aplikuar me vonesë dhe nuk është në mesin e 80 mijë përfituesve të cilëve Ministria e Arsimit thotë ua ka bartur paratë në llogaritë bankare.

Numri i tërësishëm i aplikimeve sipas të dhënave të Ministrisë nga 31 gushti, është mbi 115 mijë, që do të thotë se mbi 34 mijë prindër presin paratë për libra.

“Sipas meje është dashur t’i paguajë Qeveria ashtu si ka qenë herave të kaluara…Dikush ka mundësi me i pagu dikush nuk ka, dikush është me social (ndihmë sociale), dikush nuk ka mundësi me i ble hiq aty është problemi”, thotë Sadik Berisha, një tjetër qytetar që ka dalë t’ua blejë librat fëmijëve të tij.

Përpos faktit që duhet t’i gjejnë paratë, qytetarët po ankohen edhe për ngritje të çmimeve e pritje të gjata nëpër hyrjet e librarive.

“Edhe çmimet të cilat i ka dërguar mësuesja i kanë kushtuar 41 ose 42 euro, ndërsa tash kur pyeta në librari 53 euro e gjysmë…Duhet me e lanë me e humb punën 1-2 ditë edhe me dal me shiqu se ku është çmimi më i lirë”, thotë Arben Selimi, qytetar.

- Advertisement -rrrrrrr

Ndonëse më pak në numër, edhe në Lipjan të dielën kishte interesim për t’blerë libra për fëmijët. Për dallim me qytetin fqinj, këtu ka më pak ankesa.

“Libraria këtu po punon, gjithçka në rregull është, mirë është”, tha Hysni Buzuku, qytetar nga Lipjani.

Këtë fillim-vit shkollor, obligimi për t’i blerë tekstet shkollore i është bartur prindërve, situatë që ka ngritur shqetësime e kritika nga sindikata e Arsimit dhe Këshilli i Prindërve.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nxënësit nga Lugina e Preshevës mbesin pa libra, e-Kosova ua pamundëson aplikimin

Nxënësit të cilët vijnë nga Presheva, Bujanoci e Medvegja e të cilët mësojnë në...

Mësuesja Lefteri Metkaj prej 9 vitesh kontribuon në mësimin e gjuhës shqipe në Athinë

Prej 9 vitesh në Athinë të Greqisë mësuesja Lefteri Metkaj jep mësim në lëndën...

Vjen premtimi i madh: “Koeficienti do të jetë 150 euro qysh në javën e parë të qeverisjes”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ripërsëritur zotimin e tij që...

Nga Diart Salihu: Ndikimi i peshës së çantave shkollore në posturën e fëmijëve të ciklit fillor

Diart Salihu - Student i Fizioterapisë, “Ndikimi i Peshës së Çantave Shkollore në Posturën...