E hënë, 24 Shkurt, 2025

Prindërit të shqetësuar, fëmijët po imitojnë skenat në “Squid Game”

- Advertisement1-

Anglia ka këshilluar prindërit që të mos lejojnë fëmijët e tyre të shikojnë serialin ‘Squid Game”, pasi fëmijët e moshës gjashtë vjeç po imitojnë sfidat e saj të dhunshme.


Bordi Qendror i Bedfordshire u dërgoi një e-mail prindërve dhe kujdestarëve të zonës duke u kërkuar atyre që të “jenë vigjilentë pasi fëmijët dhe të rinjtë po imitojnë lojërat e dhunshme të “Squid Game”.

- Advertisement -

Në serial, personazhet luajnë për një shumë të madhe parash, megjithatë ata që nuk arrijnë të kalojnë sfidat, vriten. Edhe pse shumë nga lojërat në seri kërkojnë armë dhe pajisje të specializuara, disa prej tyre janë versione të dhunshme të lodrave klasike të fëmijëve që mund të luhen lehtësisht nga fëmijët.

Shumë fëmijë nuk e kanë parë serialin por e njohin nga videot e postuara në TikTok, ku përdoruesit e mediave sociale postojnë versionet e tyre të lojërave. Sipas disa raporteve, fëmijët përdorin dhunën fizike për të ndëshkuar humbësit.

“Sandown School” në Deal, Kent, tha se mësuesit u kishin dhënë nxënësve të tyre mësime shtesë mbi sigurinë në internet, si përgjigje ndaj popullaritetit të serialit. Një zëdhënëse e shkollës tha: “Ne jemi duke azhurnuar këshillat tona për prindërit dhe fëmijët, është diçka që ne po e përditësojmë vazhdimisht”.

“Si përgjigje ndaj këtij programi dhe të tjerëve ne kemi dhënë mësime shtesë për dhunën dhe dëmet në internet”.

Goodwin Academy, një shkollë tjetër në Deal, konfirmoi se ekipi i saj u kishte dërguar një letër prindërve në lidhje me shqetësimet rreth serialit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Burri gjen letrën 130-vjeçare në shishe me mesazhin e rëndësishëm brenda saj

Ludovic Mollier, një artizan francez, gjeti një shishe që përmbante një letër me një...

Thënie të famshme nga George Washington: Më parë vdes në këmbë sesa të jetojë në gjunjë

George Washington ka qenë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës –...

Gazeta amerikane ripublikon artikullin e vitit 1904 për shqiptarët si populli më fisnik

Gazeta amerikane “The Seattle Star”, më 29 prill 1904, botoi artikullin “Shqiptarët, një racë...

Si të përballoni stresin në punë?

Stresi në vendin e punës është një problem që prek shumicën e njerëzve dhe...