Prindërit sigurojnë dollapë për klasën e 5-të në shkollën “Afrim Krasniqi” në Bardh të Malishevës

- Advertisement -

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Afrim Krasniqi” në Bardh përmes nje postimi në Facebook, falënderon prindërit e klasës së V-të, Afrim Berisha dhe Qazim Berisha, për kontributin e tyre të çmuar në sigurimin e dollapëve për nxënësit e klasës së 5-të.

- paragrafi 1 -

Ky veprim është një shembull i përkushtimit dhe bashkëpunimit në shërbim të mirëqenies së nxënësve.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Falënderim

Një falënderim i veçantë për prindërit e klasës së V-të, z. Afrim Berisha dhe z. Qazim Berisha, për kontributin e tyre të çmuar në sigurimin e dollapëve për nxënësit e klasës së 5-të.

- Advertisement -

Ky gjest i bukur dhe i dobishëm do t’u mundësojë nxënësve të mos bartin çanta të rënda dhe të kenë një ambient më të rregullt e të rehatshëm për mësim.

Faleminderit për kujdesin, përkushtimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në të mirë të fëmijëve tanë!

575230771 18081740039016448 5560842450521852542 n