“Prindërit po përçmojnë shqipen dhe po i flasin fëmijëve gjuhë të huaj”

- Advertisement -

Pediatrja Lira Gjika, ka kritikuar prindërit të cilët i mësojnë fëmijëve të tyre anglisht duke jetuar në Shqipëri, me idene për ta përgatitur fëmijën për një jetë jashtë shtetit.

- paragrafi 1 -

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjika, thotë se kjo mënyrë e të mësuarit i bën fëmijët të huaj me veten dhe tregon që prindërit kanë probleme me personalitetin e tyre.

- Advertisement -

Sipas pediatres kjo gjë ndikon negativisht te fëmijët dhe trurin e tyre.

Postimi i plotë:

Dialogu i dy nënave

- Advertisement -

-Fëmija im flet vetëm anglisht. E di sa mirë flet, si anglez i vogël. Sa e lumtur që jam. Po shqip flet? Jo mi, e çi duhet shqipja sikur do të rrijë në Shqipëri djali im. Djali im do të iki jashtetit.

Fliste nëna gjithë vendosmëri dhe krenari. Po ti si i flet? Unë? Po anglisht mi i flas. Kam hyrë në kurs edhe unë, që të mësoj anglisht. Ky dialog i zhvilluar në një lokal në Tiranë nuk është i vetëm.

Kjo mënyrë të menduari dhe të sjelluri të nënës dhe jo vetëm të nënës, po edhe të babait, është një gjë e zakonshme sot. Prindër, që i nxisni fëmijët të mësojnë gjuhë të huaja është një gjë shumë e mirë sidomos për trurin e fëmijës, por ti mohoni nga gjuha e vëndit, e origjinës, nga gjuha që jo vetëm prindërit flasin po edhe gjyshërit, është e dëmshme për vetë fëmijën për trurin dhe mëndjen e tij. Kjo mënyrë e bën fëmijën të huaj me veten dhe krijon problem në karakterin e tij.

Jo rastësisht në Amerikë, Angli dhe vënde të tjera, u hapën shkolla për gjuhën e origjinës të emigrantëve pasi minimizon probleme të shëndetit mendor dhe aftësisë për të nxënë apo mësuar të fëmijëve, të cilët janë bijë emigrantësh. Përçmimi i gjuhës së origjinës është problem personaliteti i prindërve që rrisin fëmijët në këtë mënyrë dhe prindërit që kanë problem personaliteti ndikojnë negativisht apo i përcjellin fëmijës problemet e tyre.