Prindërit në pritje të mjeteve për libra, MASHTI s’tregon kur del pjesa e dytë e parave

- Advertisement -

Mbi 115 mijë është numri i prindërve që kanë aplikuar për të përfituar nga subvencionimi i librave shkollor për fëmijët e tyre. Por jo të gjithëve prej tyre u kanë dal paratë. Ditë më parë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se mjetet kanë dal vetëm për 81 mijë aplikues. Për pjesën tjetër tha se do të dalin ditëve në vijim.

- paragrafi 1 -

E prindërit janë ata që po presin.

- Advertisement -

Dje në një postim të Nagavcit ku shkroi për një Memorandum Mirëkuptimi me Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e e të Mbijetuarve të Torturës, ishin të shumtë prindërit që në komente i kërkuan llogari Nagavcit pse nuk u janë transferuar mjetet në llogari.

E paret per librat e shkolles kur dalin”, ishte njëri nga komentet.

Të tjerë thonin që mësuesit po u kërkojnë fëmijëve librat por që s’kanë para t’ua blejnë.