Prindërit e klasës VII/1 të SHFMU”Sadulla Brestovci”, në Gjilan përmes një letre dërguar në AlbanianEducation.net kanë falënderuar mësuesen Evxhenete Mehmeti-Rashiti për përkushtimin e saj ndaj fëmijëve të tyre, dhe Enis Shurdhani i cili tani do të jetë kujdestar i kësaj klase.
Letra e plotë:
Mësuesja që ishte udhërrëfyesja dhe mrekullia për fëmijët tanë!
Ne prindërit e klasës VII/1 të SHFMU”Sadulla Brestovci”, në Gjilan jemi mirënjohës dhe shumë me fat që patëm një mësusese aq shumë të përkushtuar ndaj fëmijëve tanë!Ajo jo vetëm që i mësoi të gjitha lëndët por i përgatiti edhe më tutje për jetën dhe sfidat që do i presin të cilat po reflektohen edhe tani.
Mësuesja Evxhenete Mehmeti-Rashiti është kandil edhe për shkollën e cila ka fatin që ajo funksionon brenda saj. Ishte shtyllë dhe do të jetë për shumë gjenerata!
Të jesh e tillë do të thotë të kesh një përkushtim të madh ndaj misionit që ushtron.
Në rrugëtimin e fëmijëve falënderojmë edhe kujdestarin Enis Shurdhani i cili sapo mori klasën nga mësuesja Evxhenete kujdesi i tij vazhdoi po në të njëjtin hap.
Përkushtimi i tij për fëmijët tanë na bënë rehat dhe të qetë nga dinamika e jetës!
Pra, i falënderojmè dy mësimdhënësit e fëmijëve tanë dhe ju urojmë jetë plot begati!