Prindërit kundër zëvendësimit të orëve të humbura: S’do t’i dërgojmë fëmijët të shtunave në shkollë

- Advertisement -

Zëvendësimin e orëve mësimore të humbura nga greva ka kërkuar Ministria e Arsimit, një ditë para fillimit të viti të ri shkollor.

- paragrafi 1 -

Në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit thonë se nuk kanë ndërruar qëndrim. Ndërkaq institucionet arsimore shprehen të gatshme për zëvendësimin e tyre.

- Advertisement -

Mobilizim të mësimdhënësve kërkoi të dielën Ministria e Arsimit për të plotësuar humbjet e shkaktuara nga greva.

Për qindra mijëra orë mësimore të humbura, MASHTI paralajmëroi se të hënën do të formojë një grup punues për rishikimin e kalendarit shkollor.

Kundër kompensimit të orëve janë shprehur prindërit. Në fillim të shtatorit, Këshilli i Prindërve i Kosovës ka njoftuar se nuk do t’i dërgojnë fëmijët në shkollë gjatë ditëve të fundjavës. Ata kanë vlerësuar se mësimi gjatë ditëve të shtuna nuk është i efektshëm në mësim-nxënie.

- Advertisement -

Që nga 25 gushti, mësimdhënësit kanë qenë në grevë të përgjithshme, me kërkesën për shtesë mbi pagë në vlerën e 100 eurove. Ata tani kërkojnë që Ligji për Paga të hyjë në fuqi në muajin janar.