E hënë, 24 Shkurt, 2025

Prindërit kundër orëve të reduktuara

- Advertisement1-

Prindërit e fëmijëve të arsimit parauniversitar kërkojnë zhvillimin e mësimit me orar të plotë 45 minuta.


Nëpërmjet një peticioni ata kanë nisur edhe mbledhjen e firmave në shkollat e kryeqytetit pasi janë edhe institucionet që kanë më shumë ngarkesë. Në shumë shkolla të Tiranës mësimi është me 4 turne dhe orë mësimore 25 minuta.

- Advertisement -

Kthimi i orëve 45 minuta është një kusht i panegociueshëm për prindërit.

Zhvillimi i mësimit me orar të reduktuar kur pjesa më e madhe e mësuesve janë imunizuar me vaksina anti-covid, për prindërit nuk është e drejte. Sipas autoriteteve rezulton se rreth 88% e arsimtarëve janë vaksinuar me një dozë të vaksinës, prej të cilëve 71% janë më të dyja dozat ndërsa 17 % janë vaksinuar me një dozë. Sipas prindërve peticioni pritet t’i dërgohet Ministrisë së Arsimit fillimin e javës që vjen. Nëse nuk do të marrin përgjigje brenda afatit të përcaktuar ata paralajmërojnë bojkot të mësimit dhe protesta.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...

Xhevrije Sejdiu, zgjedhet mësuesja më e dalluar në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në Prishtinë

Xhevrije Sejdiu, është zgjedhur mësuesja më e dalluar në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në...

Mësuesja Ganimete Beqiri, një prej figurave më të ndritura të arsimit

Mësuesja Ganimete Beqiri është një prej figurave më të ndritura të arsimit, një edukatore...

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...