E diel, 19 Janar, 2025

Prindërit kishin humbur nuhatjen nga Covid, fëmija 2 vjeçar u shpëton jetën nga djegia e shtëpisë

- Advertisement1-

Një familje të Teksas, SHBA, u shpëtua nga vdekja e sigurt kur shtëpia e tyre mori flakë, pasi çifti që sapo ishte shëruar nga Covid nuk kishin mundur të nuhasin tymin nga zjarri. Zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit, ndërsa çifti Kayla dhe Nathan Dahl ishin ende në gjumë.

Mirëpo, anëtari më i vogël i familjes së tyre, djali i tyre dyvjeçar, i shpëtoi. I vogli shkoi te e ëma dhe tërhiqte me këmbëngulje këmbën e mamasë.

- Advertisement -

Në fillim, nëna 28-vjeçare mendoi se djali i saj e zgjoi sepse kishte vapë nga pizhamet. Por disa sekonda më vonë, ajo kuptoi se çfarë po përpiqej t’i thoshte fëmija.

Shtëpia e familjes në Alvord, Teksas, ishte përfshirë nga flakët.

Anëtarët e familjes Dal, të cilët së fundmi kishin rezultuar pozitivë me koronavirus, nuk ishin në gjendje të nuhasin tymin që kishte mbytur atmosferën në shtëpinë e tyre.

“Ne ishim ende duke u rikuperuar nga koronavirusi, kështu që as bashkëshorti im dhe as unë nuk kishim ndjjesinë e shijes apo nuhatjes ”, tha Kayla për Washington Post.

Brenda pak minutash, çifti dhe pesë fëmijët e tyre arritën të shpëtonin të padëmtuar ndonëse e gjithë shtëpia u shkatërrua nga flakët .

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm i mirë: Grumbullohen në kohë rekord paratë për shërimin e 15 vjeçares nga Mitrovica

Dje u kërkuan para për mjekimin e 15 vjeçares Atika Pireva, nga Mitrovica Ndërsa, para...

As rrugë as shkollë, as punë: Ikën dhe banori i fundit nga ky fshat

Ndodhet vetem 40 minuta larg qytetit të Kukësit, por në 5 kilometrat e fundit...

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë konsiderohet si pagë jetese, qeverisë i kërkohet urgjentisht rritja e pagës minimale

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë rezulton se përmbushin kriterin e pagës së...

9-vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmën tuaj, vuan nga një sëmundje e rëndë

Nëntë vjeçari nga Prishtina Erion Bytyqi, vuan nga një sëmundje e rënde Dg: D.C.P....