Prindërit kërkonin të ndalet greva, por 94% e tyre nuk i dërgojnë fëmijët të shtunën në shkollë

- Advertisement -

Ministria e Arsimit ka kërkuar që nga sot e shtunë të nis zëvendësimi i orëve të humbura dhe të mbahet mësim.

- paragrafi 1 -

Por këtë po e kundërshton SBASHK pasi thotë se duhet të ketë marrëveshje të re me Ministrinë e Arsimit si dhe Këshilli i Prindërve.

- Advertisement -

Në një votim që është bërë e që është publikuar në rrjetet sociale e ku mban emrin e Këshillit të prindërve, thuhet se 94% e prindërve kanë votuar që fëmijët të mos shkojnë në shkollë të shtunën.

Ndërsa prindërit kur ishte greva kërkonin me ngulm që ajo të ndalej dhe t’ia fillonte mësimi.

94% e prindërve votojnë që të mos mbahet mësim të shtunave

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka paralajmëruar të gjithë mësimdhënësit që nuk mbajnë të shtunave mësim se nuk do të kompensohen.

Ajo ka deklaruar se të shtunave kur parashihet kompensimi i orëve, inspektorët do të dalin në terren. /Albanian Kids Education/