E enjte, 19 Shtator, 2024

Prindërit kërkojnë zvogëlim të vëllimit gjatë korrigjimit të librave

- Advertisement1-

Ministria e Arsimit planifikon t’i korrigjojë tekstet shkollore, për të cilat gjatë dy vjetëve ka shpenzuar mbi 25 milionë euro për botimin e tyre me gabime. Në Këshillin Prindërve të Kosovës, kanë parashtruar nevojën që rishikimi i teksteve të bëhet edhe në dimensionin e vëllimit të librave. Ata kanë thënë se kjo do të ndikonte në uljen e peshës së çantave për nxënësit
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit planifikon t’i korrigjojë tekstet shkollore, për të cilat gjatë dy vjetëve ka shpenzuar mbi 25 milionë euro për botimin e tyre me gabime.

Nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën, vitin e ri shkollor do ta nisin me libra të korrigjuar në dy lëndë mësimore.

- Advertisement -

Sipas projektit që mbështetet edhe nga Bashkimi Evropian, “KosEd: Përkrahje për Arsimin Fillor të Mesëm të Ulët”, procesit të korrigjimit do t’i nënshtrohen fillimisht vetëm tekstet e gjuhës shqipe dhe të matematikës.

Në Institutin EdGuard, që është zbatues i këtij projekti për korrigjimin e teksteve shkollore, kanë thënë se rishikimi i librave duhet të bëhet i përvitshëm. Drejtori i institutit, Rinor Qehaja, ka thënë se rishikimi do të krijojë standard dhe kapacitete për përmirësimin të vazhdueshëm të teksteve shkollore për vitet në vijim.

“Rishikimi nuk duhet të jetë vetëm një raport i gjetjeve, por duhet të jetë një raport i gjetjeve që u shërben autorëve dhe recensentëve për përmirësim dhe përditësim të këtyre teksteve shkollore, në mënyrë që nga shtatori i këtij viti të kemi tekste që përmbajtësisht, faktikisht, gjuhësisht janë më të mirë sesa në vitin paraprak”, ka thënë ai.

Në Këshillin Prindërve të Kosovës kanë parashtruar nevojën që rishikimi i teksteve të bëhet edhe në dimensionin e vëllimit të librave. Sipas kryetarit të Këshillit, Jeton Demi, kjo do të ndikonte në uljen e peshës së çantave për nxënësit.

“Në fakt, problemi më i madh është me përmbajtjen sesa gabimet drejtshkrimore, edhe pse edhe këto të fundit kanë qenë të shumta. Kërkesa e prindërve është që tekstet të rishikohen edhe në cilësinë e shtypit, lidhjes, por edhe me vëllimin, që ndikon në peshën e çantave të nxënësve. Pra projektimi i rishikimit duhet të jetë shumëdimensional, jo vetëm për hir të rishikimit, sikur zakonisht po ndodh”, ka thënë Demi.

Ditë më parë Ministria e Arsimit ka hapur thirrje për aplikimin e ekspertëve për rishikimin e teksteve të gjuhës shqipe dhe matematikës. Përveç njohësve të këtyre lëndëve, në ekipin e rishikimit të teksteve do të përfshihen edhe psikologë e specialistë për barazi gjinore.

- Advertisement -rrrrrrr

Sipas projektit, ekspertët e rekrutuar do të sigurojnë të dhëna specifike për cilësinë e teksteve aktuale, të identifikojmë fushat që kërkojnë përmirësim, e të ofrojmë rekomandime për ndërhyrje të fokusuara në tekstet ekzistuese.

Botimi i teksteve të reja shkollore ka filluar në vitin 2019 me synimin që të eliminohen defektet në përmbajtje dhe drejtshkrim si dhe të bëhet harmonizimi i tyre me kurrikulën. Megjithatë, KOHA ka raportuar disa herë për gabime në librat e rinj shkollor.

Në librin Gjuha Shqipe për klasën e nëntë shkruan se ilirët jetonin në Gadishullin Ilirik, në Ballkanin e sotëm, e shtriheshin deri në Detin e Veriut. Kjo është quajtur e pasaktë nga historianët. E data e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës është paraqitur gabim në fletore pune të lëndës “Shoqëria dhe Mjedisi” për klasën e katërt. 17 shkurt 2006, 17 shtator 2008, 17 shtator 2009 apo 17 shkurt 2007 janë opsionet që u ofrohen nxënësve në fletoren e punës, që i bie se asnjëra datë nuk është e saktë. Pavarësia e Kosovës është shpallur më 17 shkurt 2008. /KOHA

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...

Adriatik Kelmendi: Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2, le të shkruhet vetëm shumësi: Prindërit

Nga Adriatik Kelmendi Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2. Le të shkruhet...