E diel, 19 Janar, 2025

Prindërit kërkojnë shpërndarjen e librave që fëmijët të mësojnë në shtëpi

- Advertisement1-

Sistemi arsimor në Kosovë ka hyrë në javën e tretë të grevës së përgjithshme. Shkollat në vend nuk janë duke punuar si pasojë e kërkesës së sindikalistëve për grevë.

Pavarësisht takimeve ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe dikastereve të tjera qeveritare me sindikatat, ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje, ndërsa Këshilli i Prindërve të Kosovës ka bërë thirrje që fëmijët të furnizohen me libra e të fillojë mësimi online.

- Advertisement -

Greva e përgjithshme në administratë dhe sistemin e arsimit po vazhdon, edhe pas takimeve që u zhvilluan në fundjavë për ndërprerjen e saj. Të dyja palët, sindikatat dhe qeveria kanë fajësuar njëra tjetrën për mos reflektim, ndërsa Këshilli i Prindërve të Kosovës ka dalë me disa propozime për fillimin e procesit mësimor. Kryetari i Këshillit, Jeton Demi, tha për Radio Kosovën se në situatën aktuale, kur fëmijët vazhdojnë ta kenë të pamundur vijimin e procesit mësimor, kanë kërkuar që të fillojë shpërndarja e librave, në mënyrë që të mësojnë nga shtëpia.

“Kemi menduar që duhet të fillojë shpërndarja e librave nga sot, nëpër të gjitha shkollat e Kosovës dhe që të fillojë mësimi në distancë. Atë që e kemi bërë në kohën e pandemisë, të fillojmë ta bëjmë vetë me fëmijët tanë, në mënyrë që t’i shërbejmë sa do pak për t’i kthyer në realitetin e rregullave të shkollimit”, tha Demi.

Demi shpreson se prindërit do t’u përgjigjen këtyre kërkesave dhe të angazhohen për fëmijët e tyre.

“Ne shpresojmë se do të ketë shkolla që do të fillojnë mësimin drejtpërdrejt në shkolla. Por, për sa kohë nuk kemi zgjidhje të tilla, ne kërkojmë nga prindërit që të organizohen që librat të shpërndahen përmes tyre te fëmijët. Po ashtu, kemi kërkuar që gjatë javës prindërit të organizohen e t’i dërgojnë fëmijët në shkollë në një orar të caktuar, për t’u takuar me shokë e shoqe, për të krijuar lidhjen e kthimin në normalitet”, tha ai

Ndërkohë, Radio Kosova ka kërkuar nga Ministria e Arsimit një përgjigje nëse është e mundur të realizohen kërkesat e prindërve për shpërndarjen e librave dhe fillimin e mësimit online, por Ministria ende nuk ka kthyer përgjigje.

Kurse, ministrja Arbërie Nagavci, përmes facebook-ut, ka shkruar se paralajmërimet për kushtëzimin e dialogut të mëtutjeshëm, si dhe ato për mos zëvendësimin e orëve të humbura, vetëm sa e ndërlikojnë situatën. Ajo ka kërkuar nga SBASHK-u që të reflektojë e ta ftojë anëtarësinë për t’iu kthyer punës, në mënyrë që të krijojmë atmosferë për vazhdimin e dialogut konstruktiv.

- Advertisement -rrrrrrr

Ndërsa, Këshilli Grevist ka deklaruar se greva do të vazhdojë deri sa Qeveria nuk ulet në dialog me sindikatat dhe të realizohen kërkesat e tyre. /RTK/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...