E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Prindërit kërkojnë hapësirë që fëmijëve t’u mundësohet falja në një shkollë të Kosovës

- Advertisement1-

Drejtori i Shkollës “Gjin Gazulli” në Prishtinë, Bujar Gjocaj ka thënë që prindërit me shkrim kishin kërkuar hapësirë brenda objektit shkollor, në mënyrë që fëmijëve të tyre t’iu mundësohej praktikimi i riteve fetare.

Dikush në këtë shkollë, praktikon fenë islame duke falur pesë vaktet.

- Advertisement -

Njësoj, veprojnë edhe disa nxënës të tjerë.

Në këto rrethana, këta e panë të domosdoshme që një hapësirë brenda shkollës, t’i dedikohej këtij procesi.

Prandaj, nxënësit, përmes prindërve të tyre ia dërguan menaxhmentit të shkollës një kërkesë.

Në përmbajtjen e saj, kërkohej që një hapësirë e shkollës, të dedikohet për t’u falur nxënësit.

Sipas drejtorit të shkollës, Bujar Gjocajt, ishin rreth pesëmbëdhjetë nxënës të cilët drejtuan një kërkesë të tillë. E kjo ishte trajtuar nga shkolla, pavarësisht bazës ligjore. Këta tregojnë që kishin diskutuar me prindërit dhe nxënësit, se si rregullohet kjo çështje.

Sipas Gjocajt, edhe pas këtij rasti nxënësit kishin kërkuar t’iu mundësohet që të falen në shkollë.

- Advertisement -rrrrrrr

Mirëpo, si trajtohet ligjërisht një çështje e tillë në Kosovë?

Baza ligjore në vend, trajton edhe çështjen e praktikimit të fesë, fillimisht përmes një udhëzimi administrativ.

Ndërsa në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, sipas nenit 4 ndalohen aktivitetet promovuese jashtë Kornizës së Kurrikulumit të Kosovës, në përfitim ose në dëm veç të tjerash, edhe fesë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...