Prindërit kërcënuan me çregjistrim të fëmijëve nga shkollat, qytetari: Analfabeta, qysh i çregjistron kur ka grevë

- Advertisement -

Këshilli i Prindërve të Kosovës mbrëmjen e së enjtes ka bërë një reagim të ashpër, ku ka kërcënuar me çregjistrim të fëmijëve nga shkolla, në rast se nuk ndalet greva.

- paragrafi 1 -

Por një qytetar, konsideron se fëmijët nuk mund të çregjistrohen, derisa vazhdon greva dhe nuk dilet në punë.

- Advertisement -

“O Analfabeta duhet me punu per me i çregjistru jane ne greve as nuk jav çregjistrojn”, ka komentuar një qytetar në lajmin e publikuar nga gazeta Nacionale.

Ndërkohë, mësimdhënësit në qytete të Kosovës e kanë mundësinë që të votojnë nëse janë për ose kundër që greva të pezullohet deri në janar të vitit 2023.

- Advertisement -

Deri më tani, shkolla të ndryshme si në Prishtinë, Viti, Malishevë e Suharekë janë shprehur PRO që greva të vazhdojë.