E hënë, 20 Janar, 2025

Prindërit i vendosin qira vajzës që nuk do ta vazhdojë shkollimin

- Advertisement1-

Një çift në Teksas të Shteteve të Bashkuara janë vënë në qendër të debatit, pas vendimit për t’i marrë qira mujore vajzës së tyre, e cila ka vendosur që të mos ndjekë kolegjin.

Erika dhe Cody Archie, tashmë po përballen me shumë kritika nga ndjekësit e tyre për prindërimin, por ata janë më të vendosur se kurrë, se kjo gjë do të shkojë për mirë.

- Advertisement -

Ata i kanë vendosur një qira 200 dollarë vajzës së tyre 19 vjeçare, Kylee Deason, nëse dëshiron që të qëndrojë me ta në shtëpi dhe të mos shkojë në shkollë të lartë.

Sipas qendrës së kërkimeve PEË në korrik të 2022, 50% e të rinjve në SHBA nga mosha 19-29 vjeç jetonin me prindërit, në një kohë kur kjo shifër ishte 44% në 2010 dhe vetëm 38% në 2000.

Një sondazh i kryer nga Newsweek zbuloi se gati dy të tretat e amerikanëve besonin se fëmijët e rritur që jetojnë në shtëpinë e prindërve të tyre duhet të paguajnë qiranë, edhe nëse prindërit nuk kanë nevojë për para. /A2CNN

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Cineplexx mban aktivitet në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë – nxënësit fitojnë bileta falas

Kinemaja Cineplexx ka zhvilluar një aktivitet kulturor me nxënësit e klasave të katërta në...

Dritan Staro: Nivelet e mësuesve për zhvillimin profesional sipas Gabriel Diaz Maggioli

Shkrimi i përgatitur nga Dritan Staro bazohet në eksperiencën e Dr. Gabriel Díaz Maggioli....

Licencimi i avancuar i mësimdhënësve, sukses i ministrisë apo proces me mangësi?

Provimi i licencimit të avancuar për mësimdhënës, i zhvilluar së fundmi nga Ministria e...

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...