E mërkurë, 26 Shkurt, 2025

Prindërit e “Naim Frashërit” kërkojnë të arrihet marrëveshje: Nxënësit e kanë vendin në shkolla

- Advertisement1-

Këshilli i Prindërve të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Naim Frashëri”, Prishtinë, kanë protestuar duke kërkuar fillimin e procesit mësimor.

Sipas tyre mosmbajtja e mësimit po ndikon negativisht te fëmijët, duke u neglizhuar mirëqenia e tyre respektivisht e ardhmja e Kosovës.

- Advertisement -

Ata u kanë bërë thirrje të gjitha palëve që sa më shpejtë të bëjnë zgjidhje në të mirën e përgjithshme, por assesi duke cenuar të drejtën e shkollimit të fëmijëve.

Madje sipas tyre, e drejta e fëmijëve për arsim është e drejtë e siguruar përmes Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke shtuar se çdo përpjekje për ta parë apo shfrytëzuar këtë protestë si përkrahje të ndonjërës palë është e gabuar dhe tendencioze.

“Ne ndjehemi tejet të zhgënjyer dhe të indinjuar për prolongimin e një epilogu ndërmjet Qeverisë dhe SBAShK e që respektivisht ndikon negativisht në fëmijët tonë. Po bëhet pothuajse një muaj që fëmijët janë jashtë objekteve shkollore dhe në këtë vazhdë të mosmarrëveshjeve po neglizhohet mirëqenia e fëmijëve tonë, respektivisht e ardhmja e Kosovës”.

“Përmes kësaj proteste, ne, prindërit e ShFMU ‘Naim Frashëri, duam të dërgojmë mesazhe tek të gjitha palët që të bashkëbisedojnë dhe që sa më shpejtë të bëjnë zgjidhje në të mirën e përgjithshme, por assesi duke cenuar të drejtën e shkollimit të fëmijëve”.

“E drejta e fëmijëve për arsim është e drejtë e siguruar përmes Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Çdo përpjekje për ta parë apo shfrytëzuar këtë protestë si përkrahje të ndonjërës palë është e gabuar dhe tendencioze”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Jasharaj paralajmëron sërish: Nëse vazhdojmë të injorohemi, mund të ketë protesta e greva

Kryesindikalisti i Arsimit, Rrahman Jasharaj ka thënë se uron që të formohet një Qeveri...

Nga Ana Llazo: Edukimi Rural – themel për barazinë sociale dhe zhvillimin e zonave të largëta

Edukimi është një e drejtë themelore dhe një mjet i fuqishëm për zhvillimin ekonomik...

Minire Pira, zgjedhet mësuesja më e mirë në shkollën “Dardania” në Prishtinë

Minire Pira, është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën "Dardania" në Prishtinë për...

Afërdita Kçiku, zgjedhet mësimdhënësja më e dalluar në shkollën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë

Afërdita Kçiku, është zgjedhur mëimdhënësja e dalluar për vitin 2024/2025 në shkollën "Xhavit Ahmeti"...