Përgatitja e fëmijëve për shkollë dhe obligimet e ndryshme me siguri nuk janë punë e thjeshtë
Një hulumtim ka treguar që prindërit gjatë javës bëjnë edhe një ditë punë më shumë duke përgatitur fëmijët për shkollë, gjë që atë tashmë me siguri e kanë ditur.
Kafjalli, larja e dhëmbëve dhe veshja do të thonë që do të vonoheni, kurrë nuk kanë fund, ndërkaq atëherë nuk është për t’u çuditur që ndiheni të lodhur.
Çdo prind këtë e di, ndërsa tani këtë e ka konstatuar edhe ky hulumtim, transmeton Telegrafi.
Hulumtimin e ka bërë Kellogg ndërkaq janë intervistuar 2.000 prindër të fëmijëve shkollorë.
Është zbuluar që prindërit kanë bërë edhe dhjetë orë punë më shumë në javë duke i përgatitur fëmijët për shkollë krahas gjithë atyre punëve që zakonisht i bëjnë – puna, punët e shtëpisë etj.
Duket që janë shumë, mirëpo këtu theksohen gjërat siç janë kërkimi i rrobave, zgjedhja e çorapeve, paketimi i ushqimit për fëmijën në shkollë, përgatitja e darkës etj.
Ky studim ka përmendur disa ngjarje të cilat ndodhin shpesh në jetën e zakonshme – derdhja e lëngut në rroba kur fëmija është bërë gati plotësisht për t’u nisur për në shkollë.
Hulumtuesit kanë zbuluar që prindërve u nevojiten një deri në dy orë në ditë për t’i bërë të gjitha këto detyra, andaj prindi mesatarisht zgjohet në orën gjashtë të mëngjesit.
“Kemi dëshiruar të zbulojmë si duken mëngjeset e vërteta të prindërve kur kanë fëmijë shkollorë”, thotë Heremy Harper për Babyology.