Prindërit e kërkojnë sistemin e vjetër, Qeveria mburret me 80€ ‘social’ për libra

- Advertisement -

Kjo qoshe e korridorit të Shkollës Fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë është mbushur me libra.

- paragrafi 1 -

Aty prindërit vijnë njëri pas tjetrit, të shqetësuar e me sy të përqendruar, duke shfletuar raftet në kërkim të librave që u mungojnë fëmijëve të tyre.

- Advertisement -

Disa libra janë nga gjeneratat e kaluara, të tjerë i mungojnë nxënësve të klasave më të larta.

Por për shumë prej tyre, gjetja e librit të duhur nuk është e lehtë, pjesa më e madhe e librave të klasëve 6-9 është shpërndarë nga shkolla që në qershor.

Prindërit prapa kamerës, i thanë Kiksit se procesi i aplikimit për libra është i komplikuar dhe u humb shumë kohë.

- Advertisement -

Disa dëshirojnë sistemin e vjetër, ku librat shpërndaheshin direkt dhe pa procedura të gjata.

Por, kështu nuk mendon edhe drejtoresha e shkollës, Mimoza Krasniqi, e cila në menaxhim ka rreth 3 mijë nxënës.

Ajo ka treguar se procesi i pajisjes me libra ka shkuar me rregull, me dy koordinatore të caktuara për këtë çështje, të cilat janë të pranishme në secilën shkollë për të ndihmuar prindërit dhe nxënësit.

Sipas saj, kjo mënyrë e pajisjes me libra është prej më të mirave.

Krasniqi ka bërë të ditur se vetëm 30 aplikime kanë mbetur pa u aprovuar për shkak të ndryshimeve në mbiemra.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Arsimit, deri më 27 gusht 2025, numri i përgjithshëm i aplikimeve për furnizim me tekste dhe materiale shkollore ka arritur në 183,226, prej të cilave 120,425 kanë përfituar pagesa, me një total prej rreth 9,634,000 euro të ekzekutuara për prindërit përfitues. /KlanKosova