E diel, 19 Janar, 2025

Prindërit e 20-vjeçares që u vra nga bashkëshorti fitojnë kujdestarinë e mbesës

- Advertisement1-

Vajza e 20-vjeçares britanike Caroline Crouch, e cila u ekzekutua nga bashkëshorti do të rritet pranë gjyshërve të saj në Angli. Prindërit e britanikes kanë fituar kujdestarinë e plotë të mbesës së tyre Lidia.


Prindërit e 20-vjeçares britanike Caroline Crouch, që u vra nga bashkëshorti grek Babis Anagnostopoulos, kanë fituar kujdestarinë e plotë të mbesës së tyre Lidia. Tashmë vogëlushja, në sy të të cilës ndodhi edhe vrasja që tronditi Greqinë, do të rritet në shtëpinë e prindërve të nënës së saj në një ishull të vendit.

- Advertisement -

“Njëvjeçarja Lidia, babai i së cilës me shumë gjasa do të dënohet me burgim të përjetshëm, është vënë zyrtarisht në kujdesin e prindërve të Caroline Crouch, Susan dhe David në ishullin e Alonissos-it ku ata jetojnë. Kurse prindërit e Babis, Konstantinos dhe Georgia do të kenë të drejtë që të komunikojnë personalisht me fëmijën,” raporton britanikja Mail Online.

Prindërit e vrasësit ishin të parët që u kujdesën për Lidian pas ngjarjes së rëndë dhe donin ta mbanin vajzën, por gjyshërit e tjerë më pas nisën procesin ligjor për të kërkuar kujdestari të plotë. Babai i 20-vjecares britanike tha për “Mail”: “Suzana dhe unë fituam kujdestarinë e plotë. Gjyshërit e tjerë do të kenë të drejtë ta takojnë 5 herë në muaj. Tani ne do ta pagëzojmë vajzën. Lidia është mirë dhe ashtu si nëna e saj, rritet çdo ditë e më e bukur”.

Vrasja e 20-vjeçares Caroline nga bashkëshorti i saj pilot ishte tronditëse pasi ai tha histori të ndryshme për të fshehur krimin, por nuk ia doli dhe tani ndodhet pas hekurave.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...